Ruko: Veliaj ka humbur legjitimitetin, lavdëron veten dhe bandën e tij

Ruko: Veliaj ka humbur legjitimitetin, lavdëron veten dhe bandën e tij

20:58, 30/04/2024
A+ Aa A-

Erion Veliaj nuk ka legjitimitet për të qëndruar në zyrën e Kryebashkiakut, duhet të largohet. Kështu shprehet anëtarja e këshillit bashkiak, Mirela Ruko, sipas të cilës në Bashkinë e Tiranës ka një grup të organizuar kriminal.

Ruko tha se Veliaj duhet të dalë para këshillit dhe të japë llogari për vjedhjet e kryera në aferat ku rezultojnë të përfshirë drejtorët më të rëndësishëm të Bashkisë dhe Veliaj.

“Vendosa të marr pjesë në këtë mbledhje online, me foton shoqëruese “Erion Veliaj, shko tek shokët!”

Mora fjalën për të theksuar se kjo mbledhje është e papranueshme, duke qenë se kryesia e mori këtë vendim në momentin e fundit, duke na hequr mundësinë për t’i shprehur shqetësimet tona fizikisht në sallë.

Theksova se pjesë e rendit të ditës duhej të ishin abuzimet dhe skemat korruptive të ndodhura në Bashkinë e Tiranës, madje ofrova dhe propozime që kjo pikë të diskutohej edhe në fund të rendit të ditës, duke i dhënë përparësi qytetarëve që presin të marrin ndihmat ekonomike, bonusin e qirasë, ndihmat finaciare në rast nevoje apo edhe për të miratuar përfituesit e programit të rindërtimit.

Drejtuesja e këshillit bashkiak, Romina Kuko, e përdori fjalën time për të justifikuar veten dhe kryesinë, duke anashkaluar propozimet e mia për rend dite. Kryesia “nuk e sheh” elefantin në dhomë, që lidhet me vjedhjen e 30 milionë eurove në Bashkinë Tiranë.

Në një mbledhje të orkestruar me regji dhe teknikë audioje të kontrolluar, vendosa të dal. Pak minuta më vonë, pjesë e farsës u bë edhe Erion Veliaj, duke e kthyer mbledhjen e këshillit bashkiak në mbledhjen e Partisë Socialiste Tiranë. Ai lavdëroi veten dhe bandën e tij! Ky është dhunim i përfaqësuesve të qytetarëve të Tiranës brenda këshillit bashkiak, duke e transformuar këtë mbledhje në një podium propagande për punën e tij dhe të Ramës.

Kjo është dhuna e shumëfishtë e Erion Veliajt ndaj Tiranës i cili e ka humbur legjitimitetin!”, shkruan Ruko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco