Pano nga protesta: Do të jemi këtu deri në momentin e çlirimit të Tiranës nga kryehajduti

Pano nga protesta: Do të jemi këtu deri në momentin e çlirimit të Tiranës nga kryehajduti

21:57, 30/04/2024
A+ Aa A-

Anëtar i Këshillit Bashkiak i PD Xhonatan Pano, i pranishëm në protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës, ngriti si shqetësim faktin se në mbledhjen online në ZOOM ditën e sotme u lejua të merrte pjesë vetëm Erion Veliaj.

Ai tha se drejtësia funksionon me dy standarte duke i dhënë favorizim vetëm qeveritarëve. Jahelezi bëri thirrje se qytetarët e bashkuar do të vazhdojnë protestat e tyre deri në rrëzimin e kryebashkiakut Veliaj.

“Unë i bëj thirrje drejtorit të policisë që me shumë mirësjellje të hape kordonin e policisë që anëtarët e këshillit të futen në zyrat e tyre.

Është jashtë çdo lloj norme dhe çdo lloj sensi që ndërkohë që sot ka qenë e lajmëruar për mbledhje të Këshillit bashkia, 30 minuta oara se të zhvillohet, të anullohet dhe të bëhet mbledhja online në ZOOM.

Ku ta kryejnë anëtarët e Këshillit këtë mbledhje? Kemi kërkuar që të hapen dyert e Këshillit ku të futemi  dhe ne në mbledhje, por jo këtu po punohet me dy standarte kryetari i bashkisë është futur në zonën e bashkisë nga mbrapa.

Ndërkohë që ne jemi akoma jashtë duke kërkuar të futemi brenda.

Është jashtë çdo lloj norme.

Sot ka ikur një 90 mijë eurosh tjetër dhe çdo ditë 80 mijë euro të tjera po digje me inceneratorin e Tiranës.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco