Lajmi i fundit

Qytetarët në protestë para Bashkisë Tiranë, kërkohet dorëheqja e Veliajt

Blushi: Dhëmb për dhëmb me këtë regjimi të kalbur, kryehajduti i Tiranës u struk në vrimën e miut

Blushi: Dhëmb për dhëmb me këtë regjimi të kalbur, kryehajduti i Tiranës u struk në vrimën e miut

21:16, 30/04/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi me një reagim në Facebook, shkruan se nuk do të ndalen në përballjen me regjimin e Edi Ramës.

Reagimi i Tedi Blushit:

Dhëmb për dhëmb me këtë regjimi të kalbur nga korrupsioni dhe krimi!

Kryehajduti dhe Kryebanditi i Tiranës, Erion Veliaj u struk sot në vrimën e miut, i rrethuar nga Policët e Partisë që dhunuan gra, vajza e pleq dhe helmuan me gaz protestuesit trima e qëndrestarë për të mbrojtur krimet e tij!

Ta harrojnë se do ta zmbrapsin zemëratën e popullit që kërkon Drejtësi dhe t'i jepet Fund Pandëshkueshmërisë!

Nuk ka forcë në botë që na mposht!

Nuk tërhiqemi deri ditën që do ta shkulim nga rrënjët mafien e inceneratorëve dhe organizatën kriminale 5D nga Bashkia e Tiranës!

Na kanë përballë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco