Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ SPAK-u i Ramës apo SPAK i pavarur?

Lirimi i policëve/ Kryeministri Orban i Hungarisë merr meritat për vendimin

Lirimi i policëve/ Kryeministri Orban i Hungarisë merr meritat për vendimin

10:51, 26/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka marrë meritat për lirimin e tre policëve të rrëmbyer nga Serbia.

Përmes një postimi në Facebook, ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto, ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç e ka informuar kryeministrin Viktor Orban për lirimin e policëve.

Ai ka shtuar se lirimi i policëve pas kërkesës së Hungarisë është dëshmi e qartë e miqësisë me Serbinë.

“Presidenti serb Aleksandër Vuçiç sapo e njoftoi kryeministrin Viktor Orbán se, sipas kërkesës së paraqitur në takimin e tyre javën e kaluar, autoritetet serbe së shpejti do t'i lirojnë nga paraburgimi tre policët e Kosovës të arrestuar më parë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka thënë se Orbán vlerëson hapin e ndërmarrë nga presidenti serb “në një periudhë sfidash serioze, që është një dëshmi e qartë e miqësisë së thellë mes kombeve serbe dhe hungareze dhe e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco