Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

SYRI TV/ Pas Erion Veliajt, kompania italiane padit Bledian Kokën për ‘ironi'. Gazetari: Nuk do tërhiqemi

13:13, 21/06/2023
A+ Aa A-

Pas Erion Veliaj, tashmë edhe kompania italiane ‘Bruno Presezi” e dyshuar si e përfshirë në aferën e inceneratorëve, ka paditur gazetarin e Syri TV, Bledian koka për shkak të publikimit të intervistës në emisonin Piranjat, që fliste për rolin e kryebashkiakut në inceneratorin e Tiranës. Kompania në fjalë e akuzon gazetarin Koka për shpifje me argumentin se gjatë prezantimit të materialit investigatit për emisionin Piranja, ai ka përdorur ironine. Gazetari Koka deklaroi se paditë ndaj tij tregojnë se drejtësia i shërben interesave të Veliajt, dhe jo  hetimin e aferës së djegesave. Ai deklaroi se do të vijojë të publikojë dokumenta të reja që zbardhin skemën korruptive!

SYRI TV

Kjo fjali e përdorur nga gazetari Bledian Koka në prezantimin e një materiali invetigativ për emisionin Piranjat, i ka kushtuar atij një tjetër padi për shpifje me argumentin se ai flet me ironi. Është kompania italiane ‘Bruno Presezi” e cila përmendet në një intervistë të biznesmenit Italian Gabriele Tarroni Longinoti dhënë gazetari Koka, i cili flet për ish ortakun e tij Alberto Presezi si të përfshirë në aferën e inceneratorit të Tiranës!. Për gazetarin Bledian Koka,  thirrja e tij në gjykatë, dëshmon se drejtësia është vënë në shërbim të Erion Veliajt

Koka deklaroi se nuk do të tërhiqet  në misionin e tij për të zbuluar dritëhijet aferës me inceneratorin e Tiranës, ndërsa paralajmëroi publikmin e të tjera dokumentave

Avokati Dorian Matlija deklaroi se  padia ndaj Bledian Kokës, është si një mesazh  për të mbyllur gojën gazetarëve,

Më 3 Prill, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kallëzoi penalisht gazetarin Bledian Koka, Emisionin Piranjat dhe producentin e emisionit Vojo Bregu, pas publikimit të aferës së inceneratorit të Tiranës. Por pas shtyrjes dhe dështimit të seacave Veliaj u tërhoq nga padia. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco