Soko: Maqedonia qarkullon vetëm 2 mln dollarë kanabis mjekësor

19:06, 19/06/2023
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, i ftuar në ‘’Task Force’’ ditën e sotme ka komentuar vendimin në lidhje me vendimin për shkrirjen e Portit të Durrësit.

Për Sokon, përtej faktit se do të jepen disa leje ndërtime, shqetësuese është edhe që nuk po ju merren taksat blerësve.

Ajo që po ndodh me Portin e Durrësit , pavarësisht të gjitha emrave që ne mund t’i vendosim , aty janë disa leje ndërtimi që do jepen. Problemi i madh është se ne po japim lejet e ndërtimit si të gjithë katrahurat e tjera që janë bërë me lejet e ndërtimit në Tiranë, Durrës, e në çdo qytet tjetër të madh të Shqipërisë , pse nuk po i marrim taksat të paktën? Se mirë, po e japim për ta shfrytëzuar dhe po e japim një hapësirë e cila natyrisht do kishte një mundësi tjetër për tu zhvilluar dhe për t'i dhënë mundësinë për tu zhvilluar, kishim një mundësi për ta zgjeruar Durrësin nga jugu apo veriu. Po taksat pse j'ua fal, domethënë nuk e kuptoj. Dhe, vetëm për këtë shkak Gjykata Kushtetuese do të duhej ta kishte marrë në konsideratë kërkesën.

E, në lidhje me legalizimin e kanabisit, Soko u shpreh skeptik, teksa rikujtoi rastin e Maqedonisë, ku projekt ligji paraqiste se përftimi do ishte rreth 100 milionë dollarë në vit, ndërkohë që nuk e kalon shifrën prej dy million dollarësh.

Eskportuesi më i madh i kanabisit në botë është Kanadaja e cila ekpsorton 48 ton kanabis mjekësor . Të kthehemi tek skenari maqedonas, i cili u bë në vitin 2016 dhe unë kam qenë shumë i interesuar atëherë kur u paraqit projekt-ligji dhe thoshte se përfitimi i rendit maqedonas do shkojë rreth 100 milionë dollar në vit, e dini se sa është vlera e kanabisit që eksporton Maqedonia!? Dy milionë dollarë. Jo përfitimi në shtet por gjithë qarkullimi dhe vëllimi. Kjo bëhet që kur te vijnë këto kontrollet e serave dhe arave që kanë mbjellë kanabis të thuhet ‘ këtë  e kemi me licensë’ gjë që bëhet edhe vetëm duke mos zbatuar ligjin. Ky legalizim bëhet për t'ju thënë ndërkombëtarëve që 'këto parcela që patë ju janë të legalizuara'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco