VIDEO/ Tritan Shehu: Po hiqet porti i Durrësit si port kryesor, që ti kalojë Malit të Zi, ku ka interesa ruse

18:43, 19/06/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka treguar prapaskena në lidhje me vendimin për shkrirjen e portit të Durrësit.

Shehu u shpreh se, po hiqet Porti i Durrësit si port kryesor në rajon, me qëllim që këtë rol në rajon ta marrë Mali i Zi, ku edhe ka influenca të mëdha ruse.

‘Këtu kërkohet të hiqet porti i Durrësit si port kryesor në rajon dhe kjo ti kalojë Malit të Zi, ku ka interesa ruse. Këtu mban erë më shumë se korrupsion. Korrupsioni është, por këtu mban erë diçka më shumë, sepse nuk mund të bëhet diçka e tillë.

Porti i ri do disa vjet të bëhet, kërkon disa miliardë euro të bëhet, gjë që nuk do bëhet kurrë. Mos harrojmë se Durrësi është koka e korridorit 8, pra është një pikë strategjike e Shqipërisë, e lidhjes me lindjen, me Italinë.

Për mua po kalojmë në një fazë indiferentizmi ndaj nesh; ti lëmë të bëjnë çtë duan. Shiko se ç’po ndodh, u hapën negociatat, mbledhja e parë është lënë për vitin tjetër. Realisht negociatat nuk janë hapur, sepse mbledhja e parë është vendosur për vitin tjetër.

Me këtë qeveri që kemi, ne kaq meritojmë, deri ku do të shkojmë kështu, deri ku do të vazhdojmë kështu ne. Mendoj se ka ardhur momenti që çdo shqiptar ti bëjë vetes një pyetje. Të ndodhin këto gjëra në vende të tjera, në Greqi, do shikojë se çfarë do të ndodhte. Opozita e ka goditur me forcë që në fillim’, tha Tritan Shehu në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco