Balliu: Rama haptazi kundër Kosovës, njihet në botë si një oficer i Vuçiçit

Balliu: Rama haptazi kundër Kosovës, njihet në botë si një oficer i Vuçiçit

14:14, 08/06/2023
A+ Aa A-

“Rama, haptas kundër Kosovës.” Kështu shkruan në Facebook ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu lidhur me draft-propozimin e Ramës sot për Kosovën.

Balliu: Rama është analizuar prej kohësh si një trashëgimtar i linjës vëllazërore me Serbinë në gjurmët e themeluesit te kësaj marrëdhënie, Enver Hoxhës. Sigurisht ata që duhet ta dinë se ku dhe kur daton kjo histori për Ramën, e dinë fare mirë, por sot me deklaratat në parlament ku ai e sulmoi ashpër rezistencën e Kosovës dhe të drejtën mitologjike të saj, Pavarësinë, nuk ka më të verbër.

Ai është në sytë e gjithkujt në botë si një oficer i Vuçiçit, ai ka urrejtje raciste për Kosovën njësoj si Serbët. Turbullirat e sotme politike nuk do ta shpëtojnë atë nga ndëshkimi Kombëtar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco