Të gjithë e njohim Lulin!

Të gjithë e njohim Lulin!

13:29, 08/06/2023
A+ Aa A-

Nga Ersi Nishani/

Luli është dështimi më i madh i të djathtës shqiptare. Luli ka afro 20 vjet në politikë, dhe veç fitores së zonës zgjedhore 33 (asokohe relativisht e djathtë) në një valë fitoresh të PD në 2005 dhe nje gjysëm-fitoreje në 2011, ka dështuar në çdo betejë tjetër.

Jo vetëm kaq, por Luli dështoi si lider, si politikan, si kryetar bashkie, si ministër, si opozitar, si demokrat!

E vërteta është që Luli, përveç individit dështak, është dështim i ne të gjithëve!

Ai është dështimi i të gjithë atyre që dhanë çdo gjë për ta promovuar dhe mbështetur Lulin, ndërsa ky i fundit punën në PD e bente me orar të shkurtuar. Ai është dështimi i të gjithë demokratëve që luftuan me mish e me shpirt të ruanin votat e Lulit, që u mbytën me gaz për betejat e Lulit dhe vunë në rrezik karrierën, bizneset dhe dinjitetin e tyre, ndërsa Luli shtrëngonte duart me Ramën.

Në 1 vit heshtje mungesa e Lulit ngjalli shpresë tek e djathta shqiptare dhe i dha oksigjen opozitarizmit dhe pluralizmit në Shqipëri.

Rikthimi i Lulit në jetën politike shqiptare me kujton atë ligjin për importin e plehrave për riciklim. Me ngjall neveri!

Çdo ide e tij cinike, çdo zgërdhitje mbi kurrizin e demokratëve, që i la 12 vjet në opozitë më ngjall neveri!

Të djathtët e njohin Lulin! Të djathtët nuk kanë nevojë për një model deshtak! Ka ardhur koha të bashkohemi të gjithë, me apo pa vulë, përballë Lulit, Edi Ramës dhe nënprodukteve të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco