A po tërhiqet Rama nga njohja e Kosovës? Dorëzon draftin e Vuçiçit te Macron dhe Scholz

A po tërhiqet Rama nga njohja e Kosovës? Dorëzon draftin e Vuçiçit te Macron dhe Scholz

12:11, 08/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për shtyp, ku deklaroi se ka propozuar një draft për Asociacionin në Kosovë, pa pyetur asnjë institucion as në Shqipëri dhe as në Kosovë.

Rama tha se ai e ka dorëzuar draftin te Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz, drejtuesit e Francës dhe Gjermanisë. Rama e pranoi se nuk është konsultuar me Albin Kurtin, ndërsa nuk dha asnjë detaj për draftin, edhe pas insistimeve nga mediat.

Por burimet thonë se ky është një draft i ardhur nga miku i tij, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Drafti ka qarkulluar prej një jave, ndërsa ka mbërritur përmes interlokutorëve.

Por përse vendosi Rama sot të marrë rolin e guvernatorit dhe protektorit të Kosovës, duke e zhbërë shtetësinë e saj dhe duke bërë edhe deklarata të tilla si ajo që kosovarët nuk janë zot shtëpie?

Përse nuk e bëri një gjë të tillë kur ishte në fillimet e pushtetit të tij, nëse donte të ndihmonte Kosovën?

Por ai zgjodhi të flirtonte me Serbinë dhe Vuçiçin për hir të pushtetit.

Tani kur pushteti po i rrëshqet dhe historia e Charles McGonigal po e kërcënon, po përpiqet të jetë sa më i pranishëm në hapësirën ndërkombëtare si njeriu që ka në dorë të zgjidhë tensionet në rajon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco