Denoncimet e opozitës - fakti dhe opinionet e badigardëve mediatikë

Denoncimet e opozitës - fakti dhe opinionet e badigardëve mediatikë

11:18, 03/06/2023
A+ Aa A-

Që prej 15 majit, opozita denoncon çdo ditë krimet zgjedhore të 14 majit.

Përdorimi i administratës shtetërore, blerja e votës, shantazhi e presioni, si edhe tjetërsimi i votës në numërim janë disa prej fakteve të paraqitura nga opozita.

Çdo ditë mediat dhe badigardët mediatikë të pushtetit tentojnë të relativizojnë masakrën elektorale që ka ndodhur në Shqipëri.

Të gjithë sulmojnë e bëjnë përgjegjës “viktimën” (opozitën) në vend që të merren me xhelatin e votës së lirë.

A thua se përgjegjëse për menaxhimin e zgjedhjeve ishte opozita.

A thua se administrata publike u përdor nga opozita.

A thua se policia nuk bëri detyrën se u përdor nga opozita etj.

Dhe kjo për një opozitë, e cila u masakrua pa filluar fushata elektorale ende. U përjashtua nga gara me çekiçin e gjykatës duke i sekuestruar simbolet e më pas nga KAS duke mos e lënë të përfaqësohet në fletën e votimit me emrin që donte vetë opozita të përfaqësohej.

Drejtësia e Re është tashmë një vegël qorre e pushtetit. Këtë u detyrua edhe ambasadorja në detyrë e SHBA-ve ta pohojë me gojën e saj pak ditë para largimit fizik nga Shqipëria (rasti Tahiri).

Ambasadore që ka rolin e saj në shkatërrimin e plotë të sistemit të drejtësisë në këtë vend. Po kjo është histori tjetër.

Ajo që i jep të drejtë opozitës në denoncimet e saj është edhe rasti më i fundit i arrestimit të Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.

‘Duro është arrestuar për korrupsion dhe ryshfet, teksa mësohet se ka qenë në përgjim dhe arrestimi është bërë në flagrancë të premten’, -thotë drejtësia.

Mirëpo sekretarja e Manastirliut jo shumë ditë më parë është person i gjobitur nga KQZ-ja për shkak të përdorimit të faqes zyrtare të Facebook-ut për propagandën e Partisë Socialiste. Veprim që është rreptësisht i ndaluar për punonjësit e Administratës Publike.

Pra, edhe Joana, një zyrtare shumë e lartë e ministrisë, ka qenë një akt1viste shembullore e Partisë.

Gjë e denoncuar me forcë nga opozita çdo ditë, si gjatë fushatës, ashtu edhe pas zgjedhjeve.

Drejtësia thotë që Joana është arrestuar në flagrancë.

Arrestimi në flagrancë nënkupton marrje e menjëhershme në qelinë e paraburgimit dhe në raste të tilla i arrestuari e ka shumë të vështirë të njoftojë edhe familjen, jo më të arrijë të fshijë llogarinë në rrjetet sociale.

Po të kërkosh Joana Duro në Facebook, aty ku ajo edhe është gjobitur nga KQZ-ja, nuk gjen asnjë informacion për të. Gjithçka është fshirë, shihni mediat, të gjitha hasin vështirësi të kenë një foto të sajën për lajm.

A është arrestuar vërtetë në flagrancë Duro, apo është lajmëruar më parë dhe ka pasur gjithë kohën e nevojshme të fshijë gjithçka në rrjetet sociale, këtë e di ajo dhe drejtësia.

Por këto elementë nuk janë të parëndësishëm dhe lenë shumë për të dyshuar për arrestim në flagrancë.

A do të vërejnë badigardët mediatikë se denoncimet e opozitës për përdorim të administratës në zgjedhje faktohen edhe në rastin Duro? Sigurisht që jo.

Por e rëndësishme është që opozita të vijojë të jetë këmbëngulëse çdo ditë për të faktuar para shqiptarëve këtë masakër që ndodhi më 14 maj.

Fakti i vërtetë është më i ngadaltë se opinioni, por kur del është asgjësues, sidomos për opinione badigardësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco