Sot u arrestua për korrupsion, zyrtarja e lartë ishte gjobitur për lobim dhe propagandë për kandidatët e Ramës

Sot u arrestua për korrupsion, zyrtarja e lartë ishte gjobitur për lobim dhe propagandë për kandidatët e Ramës

20:25, 02/06/2023
A+ Aa A-

Sekretarja e përgjithshme e ministrisë që drejtohet nga Ogerta Manastirliu është vënë në pranga gjatë ditës së sotme me urdhër nga SPAK.

Deri më tani ende nuk ka të dhëna të qarta se për çfarë akuzohet Duro, përveç korrupsioni, pasi u kap me 4 milionë lekë në dorë. Ndaj Duros, SPAK ishte duke hetuar prej disa kohësh, por sot ka gjetur edhe momentin për arrestimin e saj.

Por emri i Duros nuk është i panjohur për media. Pak kohë më parë, Duro është gjobitur nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi pasi ajo kishte shkelur kodin zgjedhor.

Joana Duro është edhe pjesë e pesëshesh së sekretarëve të përgjithshëm të ministrive që u gjobitën nga KAS me kërkesë të Komisionerit të Zgjedhjeve Celibashi, për lobime gjatë fushatës së zgjedhjeve të 14 majit në mbështetje të kandidatëve të caktuar të socialistëve për kryebashkiakë, përmes propagandës në rrjetet sociale zyrtare

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco