Zgjedhje në Malin e Zi/ Një parti shqiptare bashkohet me Gjukanoviçin, Gjeka: Dëm i madh korpusit shqiptar

Zgjedhje në Malin e Zi/ Një parti shqiptare bashkohet me Gjukanoviçin, Gjeka: Dëm i madh korpusit shqiptar

20:18, 02/06/2023
A+ Aa A-

Në Malin e Zi zhvillohen më 11 qershor, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe shqiptarët do të marrin pjesë në to me koalicionin e tyre, "Aleanca Shqiptare". Por, për herë të parë një parti shqiptare nuk është pprfshirë në këtë koalicion dhe është bashkuar me partinë e Millo Gjukanoviçit.  

Z. Fatmir Gjeka, Ministër i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Malin e Zi si edhe kryetar i PD, në një intervistë që dha në SYRI TV me gazetaren Armela Ferko, shprehu shqetësimin e tij për këtë hap, që ndodh për herë të parë.

“Është për herë të parë, një gjë e re – tha z. Gjeka, -  kur një parti nacionale  nuk konkurron së bashku me parti të tjera, por ikën...Tashti e humbën edhe programin e vet dhe i bëhet një dëm i madh faktikisht edhe partive shqiptare dhe krejt korpusit shqiptar.”

Armela Ferko: Z. Gjeka, ju, së bashku me dy parti të tjera politike dhe një lëvizje qytetare, shkoni të grupuar në aleancën shqiptare. Cilat janë pritshmëritë tuaja nga këto zgjedhje ose si po shkojnë shqiptarët në këto zgjedhje?

Fatmir Gjeka: Ne jemi një koalicion prej tri subjektesh dhe një iniciativë qytetare. Zgjedhjet janë të parakohshme, do të thotë janë një vit më herët se mandati i rregullt. Kemi pasur atë periudhën e krizës politike e cila ka marrë edhe fundin e vet, epilogun e vet me këto zgjedhje që janë më 11 qershor.

Ky është një realitet i ri politik ku edhe ne duhet të sillemi konform atyre që janë kërkesat tona, por më duket se kërkesat tona, të cilat kanë qenë shqiptare, pikërisht janë ato primaret dhe ajo çka Mali i Zi sot gjindet si shoqëri në atë rrugë, janë kërkesat e shqiptarëve që në vitin ’90 e deri sot.

Në këtë rrugë që jemi duke ecur mendoj se përkrahja dhe shtytja që do t’i japim ne procesit, integrimit të vendit për në Bashkimin Europian duhet të jetë para zgjedhjeve, është ajo që ne kemi në programin tonë politik, pra këto subjekte dhe iniciativa qytetare.

Shqiptarët janë faktikisht të ndarë. Shkojnë dy lista shqiptare, konkurrojnë - kurse një subjekt, një parti tjetër shqiptare konkurron me partinë e Gjukanoviçit.

Është për herë të parë, një gjë e re, kur një parti nacionale  nuk konkurron së bashku me parti të tjera, por ikën...Tashti e humbën edhe atë programin e vet, atë çka pasur programore e humbet dhe i bëhet një dëm i madh faktikisht edhe partive shqiptare dhe krejt korpusit shqiptar.

Pa marrë parasysh atë çka mund të kemi gabim, mendoj se partitë shqiptare, në këtë rast aleanca në të cilën jemi ne, Aleanca Shqiptare është ajo që do të jetë flamuri ose ajo që do të mbajë gjallë atë që është më rëndësi tek një popullsi, identiteti, ruajtja e gjuhës, e kulturës etj etj dhe pastaj atë që është e dyta, më e rëndësishme që ose mund të jetë e barabartë , zhvillimin ekonomik dhe rritjen e investimeve ku jetojnë shqiptarët, në komunat më të varfra, dhe me kapitalet, me mundësinë më të madhe për t’u zhvilluar dhe mandej, thithjen e atij kapitalit tonë të diasporës dhe të atyre që jetojnë jashtë, një kapital shumë i madh për t’u investuar këtu.”

Ndiqni intervistën e plotë me z. Gjeka në video/ar.sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco