Hoxha: Operatorët votuan me 10-tra herë, PD-ja vulës nëpër komisione kishte drejtorët e PS-s në Kamëz

18:54, 02/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin ‘Syri Digjital’ me gazetarin, Bled Marku në SYRI TV ishte kandidati i opozitës në zgjedhjet e 14 majit për bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha.

Hoxha ka theksuar se masakra zgjedhore, ka shpalosur tërë fuqinë e saj në  bashkinë e Kamzës, duke bërë që në shumë qendra operatorët kanë votuar me 10-tra herë në vend të qytetarëve, ndërsa komisionerët e PD-s së vulës ishin drejtorët e Rakip Sulit në bashki.

"Ne kemi qenë të parët që kemi reaguar ndaj manipulimit të zgjedhjeve në bashkinë e Kamëz. Unë dhe stafi im kemi respektuar heshtjen zgjedhore gjatë ditës së votimeve, ne kemi marrë informacione të shumta nga vëzhguesit tanë se ka personat që ishin të përfshirë se ka manipulime të shumta në qendrat e votimit.

Nuk kanë respektuar asnjë kriter, pasi kanë votuar operatorët dhe jo njerëzit në qendrat e votimi, janë intimiduar votuesit ka pasur votime masive ku me hedhjen e votës janë marrë operatorët dhe jo votuesit.

Votuesit vetëm hynë dhe dalin sikur janë në një panair dhe nuk i afrohen fare kompjuterit dhe voton kryetarja e komisionit për llogari të tyre. Ky është deformimi i vullnetit të qytetarëve dhe janë shkelur hapur dispozitat e Kodit Zgjedhor pasi në shuam qendra votimi mbi 50% është zhvilluar me shoqërim, sepse një person mund të shoqërojë vetëm një votue,s kur ai e kërkon vetë, e zgjedh vetë dhe plotëson deklaratën e shoqërimit ku specifikohen arsyet.

Komisioni në Kamzë ishin tërësisht të Partisë Socialiste pasi kishte disa që fatkeqësisht mbajnë vulën e PD por që komisionet e tyre ishin anëtar të devotshëm dhe të zjarrtë të PS. Drejtorë dhe anëtarë të PS kishin si detyrë vëzhgues dhe komisionerë  nën logon e PD."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco