Rama shpërblen edhe Mustafa Nanon me post, Xhafka bën batutën epike

Rama shpërblen edhe Mustafa Nanon me post, Xhafka bën batutën epike

09:48, 30/05/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të shpërblejë analistin Mustafa Nano, i njohur si mbrojtës i regjimit të tij, me një post si ambasador i Shqipërisë në Zvicër.

Po ashtu, Rama ka vendosur të shpërblejë edhe tre ish-deputetë të PS me poste ambasadori, duke e politizuar në ekstrem shërbimin diplomatik.

Ilir Gjoni do të kalojë si ambasador në NATO, Ervin Bushati mund të marrë postin e ambasadorit në SHBA, kurse Vasilika Hysi do të drejtojë Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë zyrës së OKB në Gjenevë.

Kurse ish-deputeti Fate Velaj do të shkojë ambasador në Vjenë.

Rama ka shpërblyer vazhdimisht ata që kanë mbrojtur qeverisjen e tij, sidomos masakrat zgjedhore.

Ndërkohë, gazetari Agim Xhafka reagoi me një koment pikant.

“Edo, bravo për Muchin, por bëj dhe Lorencin e Zylën ambasadorë që të shohim TV rehat...,” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco