Salianji: Nuk ka një urim për Kryeministrin nga ndërkombëtarët! Si e shpjegoni këtë?!

Salianji: Nuk ka një urim për Kryeministrin nga ndërkombëtarët! Si e shpjegoni këtë?!

22:43, 29/05/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Ervin Salianji, është detyruar të thërrasë me zë të lartë në studion e emisionit Çim Peka LIVE, mbrëmjen e së hënës, për të mbizotëruar në debatin që shpërtheu mbi Rezolutën e PE për Shqipërinë, ku Peka kishte ftuar edhe socialistin Ervin Bushati, edhe analistin Armand Shkullaku.

“Ore, vetëm një pyetje kam! – u përpoq disa herë Salianji përballë Bushatit që i rrëmbente fjalën. -  Keni palë ju në ndonjë palë zgjedhje në ndonjë shtet, këtu në Shqipëri njëherë, që pasi mbarojnë zgjedhjet, të mos ketë asnjë urim fituesi nga asnjë ndërkombëtar?! Për zgjedhjet lokale flas. Keni parë ju nga ndonjë ndërkombëtar?! E para! Dhe jo vetëm që nuk po i çertifikojnë, por po i nxijnë zgjedhjet, që nga raporti paraprak i OSBE-së, kjo sot e Parlamentit Evropian e të gjitha me radhë. Nuk ka një urim për Kryeministrin! Si e shpjegoni ju këtë?! Këtë pyetje kam!”

Bushati iu kundërvu sërish, por Salianji e kapi në ajër pyetjen e tij “Po, pse u shitën kavajasit?!”

“Jo mor jo, - tha Salianji,  këtë e thotë Partia Secialiste se ka interes. Kavajasit jua treguan qejfin mirë juve bashkë me ne që ishim aty, por ja po të them një gjë. Këtu ka një gjë. Ju bëtë një skemë kriminale të partisë-shtet, të regjimit. Unë do të merrem me çfarë ka ndodhur, pastaj ...me veten do merrem unë. Unë po them këtë gjë.

Bushati e ndërpreu sërish, Salianji protestoi:

“Po çfarë do të më ndërhysh, o vëlla? Ke ndërhyrë në zgjedhje, do të më ndërhysh edhe këtu?! Ndërhyn ti po të duash, po s’të lë unë. Të ishte ndonjë tjetër do të kishe ndërhyrë ti. Ja ku po ta them: ju keni ndërtuar një skemë kriminale të partisë shtet, me intimidim votuesish, më kërcënim zgjedhësish, me përdorimin e institucioneve, me përdorimin e të gjithë institucioneve që duhet të bëjnë kontrollin dhe balancën e pushteteve në vend, që u përdorën për Partinë Socliaste.

Jam pas fushate dhe njerëzit duhet t’i dinë këto që t’i marrin dhe të mobilizohen edhe më shumë bashkë me ne që herën tjetër... Sot shqiptarët, për shkak se ju vodhët zgjedhjet, janë më mirë sot?! Paguajnë më pak taksa?! Kanë cilësi më të mirë jete?! Iu ul çmimi i karburantit?! Iu ul çmimi i energjisë?! Kanë më shumë shërbime nëpër zona?!

Ky është debati që duhe bërë! Po debati ishet gjithë kohën tallava. “Puthini dorën” thoshte sot Rama...” ironizoi më tej, Salianji./ar.sh/SYRI.NET

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco