VIDEO/ Shkullaku: Lëvizja e Albin Kurtit është plotësisht e ligjshme, por nuk është ‘fair’

21:28, 29/05/2023
A+ Aa A-

Duke diskutuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku sot janë plagosur 25 ushtarë të KFOR-it dhe janë arrestuar disa serbë, analisti Armand Shkullaku është shprehur se Albin Kurti ligjërisht ka të drejtë, por nuk është ‘fair’ në kuptimin e përfaqësimit politik që ata kryetarë komunash përfaqësojnë.

Kufiri mes ligjit dhe demokracisë.

Vërtet Albin Kurti ka të drejtë të thotë ligjin na jep të drejtë, ne duhet të ushtrojmë sovranitetin tonë, që të gjitha procedurat janë në përputhje me Kushtetutën, që ato janë zgjedhur, zgjedhjet një njohur, këta duhet të shkojnë në detyrë.

Por nga ana demokratike, ata janë kryetarë komunash me një minimum votash. Kanë legjitimitetin ligjor dhe jo atë politik dhe moral. Ajo që kemi diskutuar këtu, zgjedhje të lira dhe të ndershme, apo zgjedhje të lira dhe legale.

Pra, kemi situatën ku ti me të vërtetën ligjërisht ti e ke një të drejtë, por e gjithë bota e di se ajo e drejtë cenon një përfaqësim të caktuar politik. E njëjta gjë që ndodh në Shqipëri me KQZ dhe regjistrimin e PD. Pra duhet të kemi edhe këtu të njëjtin standard.

Nuk mund të aplikojmë, ose nuk mund të lehtësojmë dikë që vepron  në emër të ligjit dhe kur nuk na intereson, ta lehtësojmë atë që të themi vepron në emër të demokracisë.

Me këtë rast mendoj se lëvizja e Albin Kurtit është plotësisht e ligjshme, por nuk është ‘fair’ në kuptimin e përfaqësimit politik që ata kryetarë komunash përfaqësojnë’, u shpreh Armand Shkullaku në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco