VIDEO/ Baton Haxhiu: Ushtarët e KFOR parandaluan kasaphanën që do të bënin grupet serbet në Kosovë

21:20, 29/05/2023
A+ Aa A-

I ftuar për të diskutuar situatën kaotike që po ndodh në veriun e Kosovës në emisionin Çim Peka Live në Syri TV ishte analisti Baton Haxhia.

Haxhia tha se sot ushtarët e KFOR-it e kanë shpëtuar situatën nga një kasaphanë e vërtetë që mund të ndodhte mes bandave të mbështetura nga Serbia dhe Policisë së Kosovës.

"Brenda diskursit politik, deputeti i VV tha një të vërtetë që lidhet me legalizimin e zgjedhjeve të kryetarëve të katër komunave dhe nuk mundësh të flasësh për një procedure legale duke mos e kontekstualizuar atë që politikisht po ndodh dhe kontekstualizimi i thotë të vërtetën e asaj që po ndodh në Kosovë.

Sot ushtarët e KFOR  e kanë shpëtuar situatën nga një kasaphanë e vërtetë që mund të ndodhte mes bandave të mbështetur nga Serbia dhe Policisë së Kosovës. Kjo është një meritë e KFOR pasi mosdërueshmërinë tonë e kanë mbrojtur me trupat e tyre. Është për habi që një deputet i VV nuk e vëren këtë rrezik të madh që partia e tij me gjysmë gënjeshtra na kanë sjellë këtu.

Ajo që ka ndodhur të premten është e papërgjegjshme për arsye që të kërkosh një proces demokratik do të thotë që të respektosh rregullat demokratike. Një proces demokratik nuk mundesh që ta vendosësh me imazhet e policisë. Armiqësimi me faktorin ndërkombëtar, futjen në rrezik të Policisë së Kosovës, lojën e pakuptimtë demokratike me veriun kur dihet se si zgjidhet ky problem dhe këto janë pikat që Kurti ka rrezikuar shumë."

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco