​Rrustemi: Trazirat janë planifikuar prej kohësh nga Vuçiçi, duhej qëndrim i përbashkët në Kosovë dhe Shqipëri

21:19, 29/05/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka LIVE në Syri TV ishte deputeti i partisë Vetëvendosje në Kosovë, Adnan Rrustemi.

Rrustemi tha se kjo situatë që po ndodh në veriun e Kosovës është si vijueshmëri e shumë ngjarjeve që kanë rrjedhur që nga dorëheqja e kryetarëve të komunave me shumicë serbe.

"Ishte një veprim krejtësisht normal si pasojë e veprimeve të mëparshme që kanë ndodhur në Kosovë. Ky ishte një veprim që kishte një kronologji, që filloi me dorëheqjen e kryetareve të komunave me shumicë serbe në veriun e Kosovës, shpallja e zgjedhjeve në Kosovë, shtyrja e zgjedhjeve, Marrëveshja e Ohrit dhe u krijua një hapësirë e konsiderueshme që pala serbe të merrte pjesë në zgjedhje.

Kjo mesa duket ishte e planifikuar nga Vuçiç për të lënë një vakuum institucional në këtë pjesë të Kosovës. Ajo që ndodhi pastaj me certifikimin e zgjedhjeve ishte e pritshme pasi kryetaret do të merrnin detyrën.

Në një situatë të tillë, ku bëhet fjalë për respektimin e ligjit dhe shtetit ligjor, duhet një qëndrim i përbashkët jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, pasi Vuçiç ka përdorur të gjitha metodat e mundshme demokratike dhe jodemokratike deri të përdorimi i mjeteve paramilitare për të destabilizuar Kosovën.

Policia e Kosovës e ka detyrë zyrtare të shoqërojë personat publikë që të ushtrojnë detyrat e tyre politike dhe administrative brenda Kushtetutës së Kosovës, pasi janë zgjedhur nga një proces demokratik. Këta kryetarë janë këtu për t'u ofruar shërbime publike të gjithë qytetarëve që ata kanë nën juridiksionin e tyre. I gjithë procesi, që nga dorëheqja e kryetarëve të komunave, te shtyrja e zgjedhjeve sipas kërkesave të QUINT-it, ishte në koordinim me faktorin ndërkombëtar."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco