Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Milaqi: ‘Diaspora për Shqipërinë’ ka publikuar shkeljet e gjetura gjatë zgjedhjeve të 14 majit

18:41, 29/05/2023
A+ Aa A-

Bashkëthemeluesi i “Lëvizjes Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Bledar Milaqi i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është shprehur se kanë publikuar shkeljet që janë gjetur nga vëzhguesit e tyre në zgjedhjet e 14 majit.

Milaqi u shpreh se, opozita nuk duhet të dekurajohet pasi në institucionet veprohet me protokoll.

‘Ne ‘Diaspora për Shqipërinë’ kemi publikuar pak ditë më parë gjetjet tona nga vëzhguesit në terren dhe kemi gjetje problematike për një proces demokratik dhe këto janë të faktuara.

Për këtë arsye edhe opozita nuk duhet të dekurajohet nga kjo. Duhet që të përdoren të gjitha kanalet institucionale sepse në vetvete i gjithë mekanizmi evropian funksionon nga institucionet.

Pavarësisht propagandës dhe gjuhës që përdor kryeministri, për çdo diskutim ka protokolle, ka biseda dhe ato patjetër që kanalizohen në një raport si ky që u përmend.

Edhe opinioni dhe vetë opozita në tërësi nuk duhet të dekurajohet. Patjetër që ka elementë që kanë luajtur rol për rezultatin e zgjedhjeve’, theksoi Bledar Milaqi gjatë diskutimit në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTË:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco