Lajmi i fundit

Tjetër skandal/ Edi Ramës i del emri në një tjetër dosje trafikantësh droge, ‘Shqiponja e zezë’

VIDEO/ Vokshi: Tashmë edhe PE e ka të qartë se çfarë ka ndodhur me zgjedhjet në Shqipëri

18:29, 29/05/2023
A+ Aa A-

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, e ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, duke komentuar raportin e përgatitur nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë, është shprehur se tashmë edhe këta e dinë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri dhe çfarë ka bërë qeveria me zgjedhjet.

‘Tashmë parlamentarët europianë e kanë të qartë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri, e kanë të qartë se ka qenë shteti që ka ndërhyrë dhe në ato hallka, edhe në pluralizmin politik në Shqipëri.

Pikërisht Edi Rama, përmes lobimit, çështja McGonigal, shantazhimit, kërcënimeve që i bëhej opozitës së dikurshme, ka dashur që ta zhbëjë, ta copëtojë. Është e dhimbshme, por ne duhet ta pranojmë që po shkojmë, ose jemi pothuajse në monizëm.

I vetmi pushtet që kemi fituar, duke luftuar kundër një bande shtetërore, ishte pjesa e këshilltarëve që ka fituar Partia Demokratike dhe kemi një zë të mirë tashmë në çdo këshill bashkiak. Ky është pushteti i vetëm që kemi fituar dhe e kemi fituar me shumë mund, duke pasur përballë një makineri të stërmadhe shtetërore, të lidhur me krimin’, tha deputetja e PD-së, Albana Vokshi në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTË:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco