Presidenti dekreton rritjen e rrogës së tij, të Ramës dhe deputetëve

Presidenti dekreton rritjen e rrogës së tij, të Ramës dhe deputetëve

10:19, 29/05/2023
A+ Aa A-

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për rritjen e pagave për zyrtarët e lartë shtetërorë, duke nisur nga kreu i shtetit, kryeministri, ministrat, deputetët dhe punonjësit e administratës publike.

Begaj e kishte dhënë pëlqimin e tij paraprakisht, ndërkohë që nuk vonoi as dekreti.

Deputetët votuan në seancën e së enjtes për të dyfishuar rrogat e tyre me argumentin se pas prekjes së pagave të majës së piramidës së administratës shtetërore, ata merrnin rrogë më të vogël se drejtorët nëpër ministri.

Votimi erdhi më pak se dy javë pas zgjedhjeve të 14 majit.

Me përllogaritjen e re, nga 157 mijë lekë bruto që është paga e deputetit sot, prej 1 qershorit ata do të marrin 310 mijë lekë.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco