Lajmi i fundit

VIDEO/ Supergol në ‘Bernabeu’, Bayerni kalon në avantazh ndaj Realit

'Aviacioni civil dhe administrata e Maksim-Ballukut'

'Aviacioni civil dhe administrata e Maksim-Ballukut'

21:23, 28/05/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Sulaj

Siç është bërë e zakonshme tashmë në vendin tonë, këto ditë ka patur njoftime në organet e shtypit, për vonesa në oraret e fluturimit, devijim nga destinacioni të fluturimeve, duke lënë pasagjerët shqiptarë në mëshirë të fatit dhe pas asnjë njoftim.

Nuk është hera e parë dhe nuk do jetë as e fundit, por ajo që bie në sy, është mungesa e rolit mbikëqyrës së shtetit përmes Autoritetit të Aviacionit Civil. Kemi thënë disa herë se tashmë ky institucion është kthyer në strehë militantësh, pa ekspertizën dhe njohuritë në fushën e Aviacionit.

Ky degradim filloi me ish Drejtorin e korruptuar e të përfolur për afera korruptive Krislen Kerri, që përfshinin dhe ish Ministrin e asaj kohe Gjiknuri, e tashmë është ngritur në perfeksion të makutërisë përmes dyshes Balluku-Maksim (Ethemaj).

I rikujtojmë lexuesve që drejtuesi sotëm i Aviacionit Civil, është grevëthyesi i grevës së kontrollit të trafikut ajror, përmes shantazhit dhe formave jo ligjore, duke larguar me pa tê drejtë kontrollorë të trafikut Ajror nga puna, duke përgjysmuar, rrogat e stafit, si dhe duke ulur ndjeshëm cilësinë e shërbimit. Ka kohë që nuk dihet nëse kryhen më shërbimet e mirëmbajtjes për pajisjet navigacionale.

Të njëjtën gjë mund ta themi për shërbimet në Aeroportin Nënë Tereza. Parametrat e shërbimit ndaj pasagjerëve janë ulur ndjeshëm. Mjafton të hedhim një sy në kohën e pikut të operimit, dhe do kuptojmë kaosin që ekziston. Janë ulur hapësirat e shërbimit, në hapësirat e parkimit mbretëron rrëmuja, çka vështirëson ndjeshëm akomodimin, e gjithë kjo bëhet vetëm për të maksimizuar fitimin jashtë çdo standardi.

Siguria në aeroport le për të dëshiruar, ku akoma dhe sot nuk ka ndarje apo zbatim ligjor për ndarjen e përgjegjësive me policinë e shtetit. Kjo ka çuar nê shumë raste në cenimin e të drejtave të punonjësve, të cilët janë ndëshkuar nga koncesionari, për probleme që i përkasin policisë së shtetit.

Nga sa përshkrova më lart, kuptohet qartë se roli i Autoritetit të Aviacionit Civil është inekzistent. Drejtor Maksimi i Ballukut, është veçse një puthador i saj, që i shërben interesave klienteliste të zonjës në fjalë, dhe mbretëron i qetë në moçalin e Autoritetit të Aviacionit, nga ku ka larguar me hir apo me pahir, specialistët me reputacion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco