SYRI TV/ Qershia në festë, por pa treg. Fermerët e Beratit kërkojnë ndihmën e shtetit

15:13, 28/05/2023
A+ Aa A-

Ka një ditë kushtuar qershive të zonës së Beratit, por shitja e tyre mbetet ende problem për fermerët. Këtë vit ata pohojnë se prodhimi ishte i pakët, ndërsa kërkojnë më shumë mbështetje financiare dhe sigurimin e tregut të shitjes.

SYRI TV

Fermerët në fshatin Drobonik  të njohur për prodhimin  e qershive në rrethin e Beratit ankohen për mungesën e tregut. Me synim  promovimin dhe sigurimin e shitjeve, ata vijojnë traditën e festës së Qershisë për të tretin vit radhazi,e cila përkon edhe me çeljen e sezonit turistik.

Kultivuesit  pohojnë se prodhimi i qershisë këtë vit ishte i pakët, pasi fruti u dëmtua nga moti i keq, ndërkohë sipas tyre kjo ka diktuar dhe çmimin e lartë me të cilin ka dalë qeshia e parë në treg.  Fermerët ankohen për mungesën e tregut sezonal të këtij fruti, duke i kërkuar Ministrisë së Bujqësisë t’i mbështesi me grante edhe për të rritur sipërfaqet e mbjella

Berati, konsiderohet si një nga zonat me prodhimtari të lartë qershie në disa vereitete, me më shumë se 248 hektarë të mbejlla dhe prodhim mesatar vjetor rreth 1900 ton qershi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco