Berat/ Skandal në qendrën e votimit, kunati i kryetares së PS-policit bashkiak: Po sjell njerëzit për të votuar

18:58, 14/05/2023
A+ Aa A-

Skandal në Qendrën e Votimit 3310 në Çelepias, Berat. 

Një vëshguese e koalicionit "Bashkë Fitojmë" ka filmuar kunatin e kryetares së Partisë Socialiste Berat me një punonjës të Policisë Bashkiake, duke diskutuar brenda QV se si të sjellin disa qytetarë për të votuar.

Biseda e tyre është e filmuar.

Në momentin që pyeten se a është e ligjshme kjo që ata po bëjnë brenda qendrës së votimit, fillon debati i ashpër mes tyre.

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" Zija Ismaili ka deklaruar se do bëjnë edhe kallzim penal në polici për rastin flagrant.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco