Vëzhguesit, Glover: Po i ndjekim, zgjedhjet e fundit lokale ishin të njëanshme, nuk krahasohen me këto

Vëzhguesit, Glover: Po i ndjekim, zgjedhjet e fundit lokale ishin të njëanshme, nuk krahasohen me këto

11:34, 14/05/2023
A+ Aa A-

Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODHIR, Audrey Glover, e cila po ndjek procesin e votimit në Shqipëri, tha se po i ndjekin nga afër zgjedhjet, të cilat janë të ndryshme nga zgjedhjet e mëparshme vendore, që ishin të njëanshme. Po ashtu, po ndjekin situatën me pajisjet elektronike të identifikimit dhe votimin elektonik dhe të hënën do të dalin me raportin e parë.

“Ne do të vëzhgojmë të gjithë procesin deri në fund të tij dhe pastaj do të bëjmë vlerësimin përkatës. Deri tani situata është e qetë ndoshta edhe për shkak të motit, - tha Glover për gazetarët. - Sigurisht që ne e kemi vëzhguar procesin edhe para ditës së zgjedhjeve. Ka akoma pyetje të papërgjigjura. Ka lidhje edhe me procedurat dhe do të presim përfundimin e procesit që të bëjmë vlerësimin përfundimtar.

Edhe procedurat e djeshme si shpërndarja e materialeve janë pjesë e raportit tonë që do të prezantohet ditën e hënë.

Të gjitha zgjedhjet janë të rëndësishme, sidomos e kryesisht për votuesit, sepse zgjedhjet na tregojnë kë duan votuesit dhe kë kërkojnë që t’i përfaqësojë ata.

Zgjedhjet nuk mund t’i krahasojmë, sepse çdo zgjedhje është më vete. P.sh, zgjedhjet e fundit lokale ishin të njëanshme, normalisht nuk mund të krahasohen.

Në lidhje me pajisjet identifikuese, padyshim edhe këtë pjesë të procesit po e shohim  dhe menjëherë pas vëzhgimit këtu do të shkojmë të ndjekim edhe votimin elektronik dhe ndoshta të krijojmë një ide më të qartë se çfarë po ndodh në terren.”

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sokoli14/05/2023 12:28

Mjaftoj njerzit e paautorizuar prane qv - ve , mos reagimi i policise per te siguru perimetrin e q.v , denoncimet live te qytetareve dhe medias per te vleresuar se ky pushtet nuk e njef , nuk e respekton votene dhe e do pushtetin me çdo kusht !

Shto koment

Denonco