Presidenti Begaj voton: Dita që fuqia dhe pushteti i votës të bëjë ndryshimin

Presidenti Begaj voton: Dita që fuqia dhe pushteti i votës të bëjë ndryshimin

09:03, 14/05/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka votuar sot në orën 9:00 në Tiranë në qendrën e votimit në shkollën "Kongresi i Lushnjës. Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij Armanda Begaj. Presidenti u bëri thirrje qytetarëve në të gjithë vendin që të votojnë pasi sot është dita që gjithsecili të dëgjohet.

"Sot është një ditë e rëndësishme në demokraci, dita e zgjedhjeve dhe unë sot ushtrova detyrën time si qytetar," tha Begaj.

"Natyrisht që çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë, me të drejtë vote, sot ka ditën që të dëgjohet, që vota e tij të lexohet, fuqia dhe pushteti i votës së tij të bëjnë ndryshimin.

Unë e kam thënë dhe në disa prononcime të mëparshme që këto votime nuk janë të partive politike, këto janë të qytetarëve dhe duhet t’u shërbejnë qytetarëve".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco