SYRI TV/ Mbi 100 qendra votimi pa operatorë të pajisjeve PEI, Pelinku: Mungesë aplikimesh

17:06, 13/05/2023
A+ Aa A-

1 ditë para zgjedhjeve lolake të 14 majit, KQZ njoftoi se disa prej qendrave të votimit janë pa operatorë të pajisjeve PEI, për shkak të mungesës së aplikimeve, apo tërheqjeve në moment të fundit. Nënkryetarja e KQZ, Lealba Pelinku deklaroi se në këto raste do të kryhet votimi në formën tradicionale, pa shenjat e gishtërinjve. Ndërsa për denoncimet lidhur me këto pajisje ku identifikimi biometrik mund të bëhet më shumë se 1 herë, Pelinku tha se KQZ ka marrë masa që problemet të faktohen në kohë e të hetohen.

SYRI TV

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet lokale të 14 majit, nënkryetarja e KQZ, Lealba Pelinku apeloi operatorët e pajisjeve PEI të mos tërhiqeshin nga ky proces pasi do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Ajo theksoi se në mbi 100 Qendra Votimi nuk ka pasur aplikime për operator e po kështu ka raste që janë tërhequr, duke bërë që në to, votimi të kryhet në mënyrën tradicionale. 

"Bëj thirrje që çdo veprim që synon të pamundësojë funksionimin e sistemit të identifikimit elektronik, qoftë edhe në një qendër të vetme votimi, nuk do të tolerohet nga ana e KQZ. Deri në mëngjesin e sotëm kemi patur 5100 QV për të cilat ka patur operatorë teknikë, që janë përzgjedhur, janë trajnuar, është testuar, është lidhur kontrata. QV-të e tjera, pra diferenca nga 5211 nuk ka qenë për asnjë moment e mbuluar për shkak të mospasjes së aplikimeve për ato qendra votimi. Për fat të keq do të duhet të vijohet me identifikimin tradicional. Peshën më të lartë të këtij numri e zënë bashkitë e qarkut Vlorë dhe Gjirokastër", tha ajo.. 

Ndërkohë lidhur me shqetësimet e ngrituara nga opozita për pajisjet PEI, ku në zgjdhjet e mëprashme ka pasur denoncime per votues që kanë vënë më shumë se njëherë shenjat e gishtërinjve, Pelinku deklaroi se KQZ ka marrë masa për që këto probleme të faktohen e hetohen.

"Komisioni Rregullator ka miratuar rregulla shumë më strikte të cilat e ngurtësojnë rastin ku me qëllim apo pa, zgjedhësit nuk i merren shenjat e gishtërinjve. Këto raste, nëse vërtetë do të ketë problematika, do të jetë shumë më e thjeshtë si nga ana e KQZ dhe kur rastet i përcillen prokurorisë, do të jetë shumë më e thjeshtë që të hetohet se çfarë konkretisht ka ndodhur me ato zgjedhës", deklaroi Pelinku.   

Po ashtu Pelinku theksoi se me 14 maj të gjithë operatorët e caktuar për zgjedhjet lokale duhet të paraqiten në qendrat e votimit në orën 6:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco