VIDEO-SYRI TV/ Fredi Beleri vijon garën për bashkinë, Dule: Arrestimi me urdhër politik

16:22, 13/05/2023
A+ Aa A-

Emri i Fredi Belerit do të jetë ditën e diel në fletën e votimit, pavarësisht ndalimit të tij nga policia nën akuzën e korrupsionit për blerje votash. KQZ ka konfirmuar se kandidati i opozitës është në garë për bashkinë Himarë, pasi ai nuk ka dënim të formës së prerë. Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dhe qytetarë të Himarës, teksa folën nga gjykata e Vlorës, e cilësuan arrestimin e Belerit si inskenim.

Nga SYRI TV

Teksa Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Fredi Belerin duke i kaluar dosjen hetimore SPAK, kandidati i opozitës për bashkinë e Himarës, do të jetë në garë gjatë ditës së diel në zgjedhjet e 14 majit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se Fredi Beleri do të jetë në garë, pasi ndaj tij nuk ka një vendim të formës së prerë, gjë e cila do t`i pengonte kandidimin në zgjedhjet e 14 majit.

Këtë gjë e rikonfirmoi edhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule i cili pas seancës gjyqësore u shpreh se ditën e diel, Fredi Beleri do të triumfojë.

Qytetarët, të cilët ishin pranë gjykatës së Vlorës, e cilësuan inskenim arrestimin e Fredi Belerit.

Për arrestimin e Fredi Belerit ka pasur reagime të shumta, kryesisht nga Athina Zyrtare, e cila e ka cilësuar arrestimin si skandal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco