17-vjeçarja Ermioni Beleri iu drejtohet votuesve në vend të babait: Koha për ndryshim! Himara jeni ju!

17-vjeçarja Ermioni Beleri iu drejtohet votuesve në vend të babait: Koha për ndryshim! Himara jeni ju!

12:42, 13/05/2023
A+ Aa A-

Shtypi grek i ka kushtuar vëmendje arrestimit të Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, njëherësh kryetar i OMONIA, nën akuzën e blerjes së votave për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Sipas gazetës Protothema, “rrethet e emigrantëve besojnë se qeveria Rama, e cila ka vënë "bast" për fitoren e të zgjedhurit të saj, Jorgo Goros në Himarë, do të shkojë në ekstrem duke marrë kohën dhe duke mos lejuar që kandidati Fredi Beleri të jetë në qytet të dielën e votimit. 

Në të njëjtën kohë, po përforcohet nga zërat e PS dhe mediat mbështetëse të saj se kandidati minoritar për kryetar bashkie nuk do të marrë pjesë në zgjedhje. Kjo përpjekje synon vetëm parandalimin e një fluksi masiv të emigrantëve nga Greqia dhe përtej saj për në Himarë që të mbështesin Fredi Belerin në kutinë e votimit.

Sipas gazetës greke, gjyqtari ka mundësinë të kërkojë edhe 48 orë të tjera kohë për nxjerrjen e vendimit, duke arritur kështu kufirin maksimal të paraburgimit prej 96 orësh të parashikuar në Shqipëri pas çdo arrestimi.

Mirëpo mbrëmjen e së premtes u zhvillua një tubim madhështor në qendër të Himarës , i planifikuar për mbylljen e fushatës zgjedhore, në mungesë të Belerit vetë, i cili vazhdon të mbahet arbitrarisht nga autoritetet shqiptare.

Turma nuk pushoi së thirruri parulla në favor të fitores së Fredi Belerit,  ndërsa një moment veçanërisht prekës ishte kur vajza e kandidatit të arrestuar, Ermiona, iu drejtua turmës duke mbyllur aktivitetin. 

“Ne vendosim për të ardhmen më të mirë për vendin tonë. Tani ka ardhur koha për të ndryshuar gjithçka, ka ardhur koha për të sjellë të ardhmen më të mirë. Të gjithë kemi një arsye sepse Himara jemi ne”, tha vajza 17-vjeçare e Fredi Belerit."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco