VIDEO - Vëllai i Safet Gjicit kërcënon/ Banorët: Na zunë rrugën me makinë. Sinamati: Tensionet pas presioneve për blerje të votës

VIDEO - Vëllai i Safet Gjicit kërcënon/ Banorët: Na zunë rrugën me makinë. Sinamati: Tensionet pas presioneve për blerje të votës

08:39, 12/05/2023
A+ Aa A-

Tensionohet situata në qytetin e Kukësit në ditën e fundit të fushatës elektorale.

Bedri dhe Nebi Sinamati banorë të fshatit Bushat kanë denoncuar Lavdrim Gjicin, vëllain e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Kukës Safet Gjici, për presion dhe dhunë deri në nxjerrjen e armës së zjarrit nga  shoqëruesi i tij.

Dy kushërinjtë tregojnë edhe rrjedhen e ngjarjes se si janë kërcënuar sapo kanë dalë para shtëpisë së tyre në orët e vona të mbrëmjes.

Fillimisht, thonë ata, dolëm me automjetin tonë nga banesa dhe po shkonim tek shtëpia e kushëririt tjetër. Sapo kemi dalë në rrugën e lagjes na  është bllokuar rruga nga ky automjet që shihni në pamje, në vendin e parë të mjetit dallohet qartë se është i ulur Lavdrim Gjici, vëllai i kandidati të PS-ës për Bashkinë Kukës së bashku me një përson tjetër.

Ndërkohë, pas këtij incidenti reagimi i qytetarëve ka qenë i menjëhershëm.

Ata janë grumbulluar para Drejtorisë së Policisë së Kukësit në mbështetje të dy kushërinjëve të këcënuar me armë para banesës së tyre.

Është dashur ndërhyrja e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Admir Sinamati për të shtensionuar situatën para Drejtorisë së Policisë Kukës, situatë e cila mund të shkonte në përplasje mes palëve.

Kandidati Admir Sinamati dënoj aktin e shëmtuar të vëllait të kundërshtarit  të tij politikë dhe tha se kjo situatë ka ardhur si shkak i tensionimit të gjendjes, presioneve të vazhdueshme, blerjes së votës e deri tek përdorimi i armëve ndaj banorëve nga mbështetësit e familjarët e Safet Gjicit.

Policia ka bërë shoqërimin e mjetit por edhe të përsonave të përfshirë në këtë incident zgjedhor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco