Mërgata shqiptare e Brukselit, mbështetje për Admir Sinamatin: Sjellim eksperiencën europiane

Mërgata shqiptare e Brukselit, mbështetje për Admir Sinamatin: Sjellim eksperiencën europiane

11:52, 11/05/2023
A+ Aa A-

Nga Brukseli në Kukës, Gazmend Kolgjini, njëri prej pasardhësve të familjes më patriotike të kësaj treve i transmetoi mbështetjen absolute të mërgatës dhe miqve të shqiptarëve nga Belgjika kandidatit Admir Sinamati në Kukës.

Në emër të Georges Verzin, anëtarit më të spikatur të këshillit bashkiak të qytetit  Schaerbeek, aty ku "mbretëron" prej vitesh busti i heroit tonë kombëtar Skënderbe, Gazmendi i dhuroi manualin për politikat e zhvillimit të këtij qyteti, i hartuar me kujdes nga Verzin, kandidatit Sinamati për qeverisjen e bashkisë Kukës.

Si anëtar i së djathtës në parlamentin vendor të bashkisë Schaerbeek, George Verzin ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet e ardhshme për postin e kryetarit të bashkisë.

Më tej,  Sinamati tha se ”ne e mirëpritëm dhe e vlerësuam dëshirën e tyre për të qenë krah nesh në këto zgjedhje dhe u zotuam që bashkëpunimi ynë pas 14 majit do sjellë në zyrat e bashkisë tonë eksperiencën europiane për menaxhimin e pushtetit vendor nën qeverisjen tonë”!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco