‘Fund arrogancës’/ Igli Cara: Durrsakëve u kthejmë bashkinë e uzurpuar nga ‘Dako-Sako’

‘Fund arrogancës’/ Igli Cara: Durrsakëve u kthejmë bashkinë e uzurpuar nga ‘Dako-Sako’

08:41, 11/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati për bashkinë e Durrësit Igli Cara, shprehu dje besimin se Durrësi do të votojë më 14 maj ndryshimit, teksa premtoi se bashkia do u kthehet qytetarëve.

Para durrsakëve, Cara premtoi se vendimet në të mirë të qytetarëve do të merren me referendum, çka do t’i japë fund arrogancës së deritanishme të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ai renditi edhe pikat e programit të tij elektoral dhe punët që do të bëhen në të mirë të qytetarëve të Durrësit. Ai u shpreh se Durrësi ka shpirtin dhe forcën e duhur për t’i dhënë goditjen e duhur bandës së Edi Ramës. Cara u shpreh se administrate e drejtuar prej tij do të ketë prioritet mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve.

“Ne ia dolëm së bashku të zhvillojmë një fushatë model të mbanim gjallë opozitarizmin në Durrës. Ia dolëm të besojmë te njëri tjetri dhe të qëndrojmë fort sepse Durrësi jemi ne. Ia dolëm me qytetarin dhe urtësinë e durrsakëve. Ia dolëm të jemi në çdo njësi administrative, të shihnim njëri tjetrin në sy, të bisedonim për problemet dhe hallet e qytetit. Ne ia dolëm që ëndrrat, dëshirat, shpresën dhe vizionin tonë për Durrësin e të nesërmes ta bënim bashkë, Ia dolëm të bëhemi bashkë me çdo opozitar të regjimit. Durrësi jemi ne. Të dashur bashkëqytetarë. Ne së bashku kemi bindjen që ndryshimi i madh më 14 Maj do të nisë përmes votës tuaj sepse Durrësi ka forcën dje shpirtin t’i kapë goditjen bandës së Edi Ramës. Do punojmë me besimin në Zot dhe te njëri tjetri. Ne së bashku do kemi prioritet të parë mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve dhe për këtë do hartojmë një sërë politikash. Duke krijuar më shumë mundësi për fëmijët dhe të rinjtë dhe duke mbështetur çdo familje pavarësisht ku jeton. Do të punojmë për integrimin e zonave të reja urbane. Mbrojtja e mjedisit do të shndërrohet në një komponent kryesor të zhvillimit. Do japim prioritet menaxhimit të buxhetit të bashkisë. Do garantojmë transparencë dhe eficencë në mbledhjen e taksave. Ne së bashku do punojmë fort për ta kthyer Durrësin në bekim të Zotit duke bashkëpunuar me investitorët dhe duke u përpjekur të bëjmë gjithçka që bashkia ka për detyrë të bëjë”, tha Cara.

Sulmet

Deputeti i PD, Ored Bylykbashi shprehet se socialistët nuk kanë çfarë ofrojnë më pas zgjedhjeve të 14 majit, dhe kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Igli Cara në Durrës do të sjellë ndryshim.

Bylykbashi në ‘News24’ tha se Cara ka refuzuar ti përgjigjet sulmeve të kryeministrit Rama dhe se nëse qytetarët do votojnë për kryebashkiaken Emiriana Sakon, do të marrin si paketë dhe këtë të fundit. Ai shtoi se Durrës po regjistrohen raste të shitblerjes së votës, që sipas tij çmimi i saj shkon dhe 200 euro.

“Është mundësia që të ndërtohet një program që jep shpresa dhe këtë ka bërë Igli Cara. Ai është fokusuar te ndryshimi. Socialistët nuk kanë ça ofrojnë më. Qytetarët e Durrësit kanë mundësi që të ndryshojnë. njerëzit nuk durojnë më dhe thonë; do votojmë për Igli Carën. Cara ka refuzuar që t’i përgjigjet sulmeve të Ramës dhe fushatës së Sakos. Igli Cara përfaqëson të gjithë opozitën në Durrës. Ai përfaqëson vullnetin për të bërë të mundur ndryshimin në Durrës. Iglin e njohin gjithë durrsakët. Ai ka eksperiencën e qytetit, i takon njerëzit. Meta dhe Berisha, janë dy politikanë që në të shkuarën e kanë futur në katror Ramën. Qytetarët kanë nevojë për një administrim, për një administrator të mirë. Dhe jo që merr urdhër nga qeveria, nga Tirana. Quhet vetëqeverisje, dhe jo qeverisje. Nëse votojmë Sakon, do të marrim paketë, Ramën dhe Dakon. Shpesh herë deklaratat e tij marrin nuanca bullizuese. Edhe ato postera që kanë vendosur, është e ndaluar me ligj. Ai ka dominuar gjithë territorin dhe se po përpiqet që të zgjedhim kryetarin e bashkisë së Shqipërisë, Edi Ramën. Po përpiqen që të blejnë vota. Po përpiqen që të blejnë njerëzit. 200 euro ose 200 mijë lekë thuhet se po japin për një votë. Kështu flasin qytetarët. Po përpiqen që të blejnë vota. Kemi kërkuar që nga oborret e shkollave, apo dhe vendeve të tjera ku janë vendosur qendrat e votimit, të jenë larg patronazhistët apo eksponentë kriminelë të PS. Nëse ndodh kjo gjë, do të kërkojmë ndërhyrjen e policisë. Dje kemi bërë kallëzim penal që në Bashkinë e Durrësit janë përdorur karta të të tjerëve. Nëse kjo ndodh sërish, do i djegë më tej. Ndaj mos t’i shkojë mendja. Presim prokurorinë që të ndërhyjë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco