VIDEO-SYRI TV/ Rama: Nëse nuk votoni për ne, mos dilni në votime

19:49, 10/05/2023
A+ Aa A-

Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve mos të dalin në votime, ditën e diel, nëse nuk votojnë për partinë dhe kandidatët e tij. Nga Lushnja, kryeministri sulmoi ashpër drejtuesit e opozitës, ndërsa paralajmëroi se do prekë votën e 14 majit. 

Nga SYRI TV

Ndryshe nga të gjitha vendet e tjera, ku përfaqësuesit e lartë të shtetit dhe politikes, bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive në votime, Kryeministri Edi Rama, u ka kërkuar qytetarëve  shqiptarë, mos të dalin të dielën në votime, nëse nuk votojnë partinë e tij.

Nga Lushnja, Rama vijoi dekurajimin e votuesve, në prag të zgjedhjeve lokale.

Kryeministri nuk bëri premtime për qytetarët e Lushnjes, por u mjaftua me ashpërsimin e toneve, ndaj kundërshtarëve politikë. 

Edi Rama kishte gati edhe skenarin për atë që do ndodhë pas 14 majit,  duke paralajmëruar se do të ndërhyjë edhe në këto zgjedhje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco