SYRI TV/ 50-vjetori i Revoltës së Spaçit, ish-të përndjekurit: Kjo çështje të mos politizohet

19:47, 10/05/2023
A+ Aa A-

Të mbijetuarit e diktaturës, në kuadër të 50-vjetorit të Revoltës së Spaçit, kanë kërkuar që kjo çështje të mos politizohet, ndërsa bëjnë thirrje për kthimin në muze të këtij kampi. Më 21 maj ata do të zhvillojnë një ceremoni në burgun e Spaçit, në nder të të zhdukurve dhe mijëra jetëve të humbura në këtë kamp

SYRI TV

Në kuadër të 50-vjetorit të Revoltës së Spaçit, të mbijetuarit e diktaturës, ish-pjesëmarrës në këtë revoltë kanë bërë thirrje për kthimin në muze të krimit komunist të këtij kampi, duke kërkuar njëkohësisht që kjo çështje të mos politizohet.

Ish-të përndjekurit politikë kanë adresuar disa kërkesa ndaj shtetit.

1. Të lëvrojë fondin për rindërtimin e kampit të Spaçit!

2. Të bëhen publike emrat dhe krimet e xhelatëve në Spaç para 50 vitesh.

3. Ftojmë SPAK-un të marrë në hetim të gjithë hetuesit prokurorët operativat e Sigurimit që torturuan dhe vranë të burgosurit politik në atë revoltë.

4. Presidenti i Republikës të nderojë me Urdhrin e Flamurit revoltën e Spaçit. Dhe t’i shpallë Nderi i Kombit Pal Zefin, Hajri Pashajn, Dervish Bejkon, Skënder Dajën dhe të ndjerin piktorin e flamurit, i cili vuajti 32 vite burg politik Mersin Vlashin.

5. Më 21 maj drejtuesit e shtetit shqiptar t’u kërkojnë falje të burgosurve politikë dhe familjarëve të tyre për pushkatimin e 4 heronjve, 42 të zhdukurit dhe të qindra të vdekur nga torturat në atë kamp famëkeq.

Thirrjet e ish-të përndjekurve shkojnë edhe për shpërblime më dinjitoze për këtë kategori.

Më 21 maj, ish-të përndjekurit politikë do të zhvillojnë një ceremoni në burgun e Spaçit, në nder të 4 heronjve të revoltës, 42 të zhdukurve dhe mijëra jetëve të humbura në kampin shfarosës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco