Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

SYRI TV/ Veliaj refuzon sqarimet për aferën e inceneratorëve, braktis konferencën pasi gënjeu publikisht

12:14, 08/05/2023
A+ Aa A-

Erion Veliaj refuzon t’i përgjigjet gazetarëve mbi hetimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës dhe provat e reja për lidhjet e mafies së inceneratorëve me NDRAGHETA-n. I pyetur nga gazetarët për këto hetime dhe kontaktet e NDRAGHETA-s në Bashkinë e Tiranës, Veliaj iu hakërrye gazetares se nuk ishte prokurore dhe braktisi konferencën. Nga dyert e SPAK, Veliaj gënjeu publikisht, se gjykata kishte urdhëruar që Berisha të paraqitej me detyrim në seancën e radhës gjyqësore

SYRI TV

Erion Veliaj, i akuzuar si personi kyç për aferën e inceneratorit të Tiranës, ku në ditët e fundit ka dalë në skenë edhe përfshirja e një ndër mafieve më të rrezikshme në botë, NDRAGHETA, refuzon të sqarojë përfshirjen në këtë aferë, hetimet që po zhvillohen dhe provat e reja për kontaktet e NDRAGHETA-s në Bashkinë e Tiranës.

Teksa u shfaq para dyerve të SPAK për të bërë shoun e radhës me padi, për të mbuluar denoncimet për lidhjet e tij me gardën revolucionare të Iranit, Veliaj refuzoi t’i përgjigjet pyetjeve të gazetares Klodiana Lala, e në insistimin e saj, zgjodhi të braktisë edhe konferencën.

Erion Veliaj, pas padisë ndaj gazetarit Bledian Koka dhe emisionit ‘Piranja’ që publikuan dëshminë e biznesmenit italian Gabriele Tarroni Longinotti, ku tregohej roli i Veliajt në këtë aferë, bëri një tjetër padi ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha. E teksa zgjodhi të bënte shou elektoral në dyert e SPAK, duke përdorur Gjykatën e Posaçme, lëshoi një tjetër mashtrim, për shoqërimin me polici të Berishës në seancë.

Ndërsa refuzon të përgjigjet pyetjeve për lidhjet e tij me Iranin si dhe për hetimet për lidhjen e mafies së inceneratorëve me mafien NDRAGHETA, Veliaj nuk heziton të gënjejë publikisht për procedurën e ndjekur nga gjykata, që në rastin konkret vendosi që të njoftojë kryedemokratin Berisha për procesin që po zhvillohet, e në asnjë moment nuk u vendos për gënjeshtrën e Erion Veliajt, se Sali Berisha do të shoqërohet nga policia.

Por duket se gënjeshtra e Veliajt ishte një lëvizje elektorale, në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit, e ajo do të zbulohet pas kësaj date, pasi seanca e radhës u vendos më 19 maj, ku mashtrimeve të kryebashkiakut të Tiranës, do t’i shtohet edhe ky keqpërdorim i emrit të drejtësisë për benefite politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco