Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Prapaskenat: 8 orët e Veliajt në SPAK

Asfalti elektoral i Tiranës prodhohet në një fabrikë abuzive - terreni duhej të ishte pyll

22:10, 05/05/2023
A+ Aa A-

Jemi në pikun e fushatës elektorale dhe Tirana është kthyer në kantier ndërtimi. Më shumë po punohet këtë muaj se sa 4 vite së bashku.

Kudo po mbyllen punët me urgjencë, në mënyrë që 14 maji, dita kur do ta shkundim votën, të na gjejë sa më të pastër e te rregullt. Mes morisë së punëve që po kryhen, bie ne sy asfalti që shtrohet pa hesap në çdo rrugë e rrugicë të kryeqytetit.

Nuk besojmë se ka njeri në Tiranë që nuk i ka parë këto kamione dhe mjete per shtrimin e asfaltit që nuk ndalen për të mbyllur me sukses detyrën e ngarkuar.

Por nga vjen gjithë kjo sasi asfalti që po furnizon gjithë Tiranën? Për këte ‘Piranjat’ kanë dokumentuar për javë të tëra punën në terren te punëtorëve dhe makinerive me logon Bashkia Tiranë. Kështu ata kanë arritur tek fabrika që prodhon asfaltin për rrugët e Tiranës e cila ndodhet në Krrabë, ngjitur me tunelin.

Prej më shumë se një muaji, kamionet ngarkohen në këtë fabrikë dhe me pas shpërndahen në të gjitha akset e kryeqytetit. ‘Jemi punonjës të Bashkisë, jemi në juridiksion të bashkisë së Tiranës’, deklarojnë ata fillimisht për ‘Pranjat’ e disa prej tyre përpiqen t’i ndalojnë.

Të njëjtën linjë mban dhe përgjegjësi i kompanisë. ‘Në varësi të Bashkisë është. Jam përgjegjës për çfarë ndodh nga dera dhe brenda godinës. Nuk e di pse nuk vendosen tabela kur ndiqen punimet. Ne kemi të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Jam i sëmurë, por po ju informoj në lidhje me asfaltin. I kam të gjitha informatat për leje ndërtimi’. - shprehet ai para kamerave të ‘Piranjat’.

Punonjësi zihet ngushtë dhe mundohet të na tregojë disa dokumente për lejen e ndërtimit. Duket sikur kjo leje është ekskluzive vetëm për të, pasi nuk na e tregon.

Një ditë më vonë, ‘Piranjat’ shkojnë në drejtorinë numer dy të punetorëve të qytetit ‘DPN 2’, pranë Bashkisë Tiranë për të pyetur në lidhje me lejen e ndërtmit. Punonjësja për mediat sqaron për ‘Piranjat’ që duhet të dërgojnë një kërkesë me shkrim për informacion.

Me pas, ‘Piranjat’ telefonojnë drejtorin e kësaj drejtorie, Herion Rrapaj duke i kërkuar që t’u vihet në dispozicion kjo leje. Nga komunikimet verbale me drejtorin ‘Piranjat’ nuk arritën të kenë në dispozicion këtë leje ndërtimi, prandaj provuan të verifikojnë statusin e parcelës në të cilën është ndërtuar fabrika e asfaltit. Nga të dhënat rezultoi se lloji i pasurisë në fjalë, është e regjistruar si pyll.

Madje, referuar planit të përgjithshëm vendor të Bashkisë së Tiranës, nuk ka asnjë parashikim për ndërtimin e një fabrike në këtë truall.

Edhe sipas sistemit online, rezulton se gjithë kjo hapesirë toke, është bujqësi, natyrë.

Situata duket vërtetë e mjegullt, por ajo që mund të thuhet është se fabrika e asfaltit vazhdon të prodhojë çdo natë përgjatë gjithë këtij muaji punë intensive në rrugët e Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco