Kandidati i Ramës piknik me 17 zyrtarë në Bazel, 6 ditë para zgjedhjeve: Po shkojmë për studim shkencor

Kandidati i Ramës piknik me 17 zyrtarë në Bazel, 6 ditë para zgjedhjeve: Po shkojmë për studim shkencor

13:27, 30/04/2023
A+ Aa A-

Edi Rama për zgjedhjet e 14 majit për shqiptarët ka vendosur që të ofrojë vetëm tallava.

Kështu ka menduar edhe kandidati i Ramës për bashkisë së Tropojës.

Rexh Byberi dhe dhe vartësit e tij kanë vendosur që të bëjnë edhe një piknik kolektiv jashtë Shqipërisë, gjithçka me shpenzimet e bashkisë.

Sipas dokumentit zyrtar pikniku do të fillojë në 5 maj dhe do të përfundojë në 8 maj kur charter-i do ti sjellë në aeroportin e Kukësit.

Për këtë piknik kryetari i bashkisë së Tropojës, njëherësh edhe kandidat i partisë socialiste në zgjedhjet e 14 majit, Rexhë Byberi ka shpallur tender në 26 prill 2023.

Tenderi u bë me urgjencë në 27 prill dhe në të janë porositur 18 bileta avioni për në Bazel të Zvicrës me akomodim në hotel, dy vakte ushqim dhe shërbime të tjera transporti, taksi, vizita dhe argëtime.

Nisja e shefave të bashkisë së Tropojës do të bëhet në 5 maj 2023, ndërsa kthimi në 8 maj ose 6 ditë para zgjedhjeve. Në motivin e udhëtimit të qëndrimit 4 ditor në Bazel të Zvicrës, thuhet se shefat e bashkisë do të shkojnë për çështjen e studimit shkencor, temën e të cilit nuk e kanë treguar.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco