SYRI TV/ Rama u kërkon demokratëve mos të votojnë: Më 14 maj, më mirë pini raki, sa të votoni

18:54, 29/04/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, vijoi takimet elektorale në qarkun e Gjirokastrës, duke thënë se po bën një fushate modeste, pavarësisht se posterat e tij, janë vendosur në gjithë vendin. Rama vijoi sulmet ndaj kundërshtarëve politikë, duke u bërë thirrje mbështetesve të opozitës, mos të dalin fare në votime.

SYRI TV

Në një kohë, kur posterat e kryeministri Edi Rama janë vendosur në të gjitha rrugët e qytetet e vendit, shefi i qeverisë u mundua t’u mbushë mëndjen qytetarëve të Gjirokastrës se po bën një fushatë modeste dhe larg propagandës së madhe. 

Këtë të shtunë, kryetari i Partisë Socialiste vijoi fushatën për zgjedhjet e 14 majit, në Qarkun e Gjirokastrës. 

"Ne po bëjmë një fushatë siç e shihni krejt ndryshe nga të tjerët dhe nga fushatat tona të tjerat. Një fushatë me shumë më pak shpenzime për propagandën elektorale dhe me një pjesë të shpenzimeve që shkojnë për të blerë dhe dhuruar pemë për të gjitha bashkitë ku ndalemi", tha Rama. 

Rama nuk bëri asnjë premtim konkret për banorët e zonës por vijoi krahaësimet me  kundërshtarët politikë.

"Nuk ka ne dhe ata kur do mendosh në 14 Maj se për kë do japësh votën që të marrësh në punë në shërbimin tënd. Ka forca përballë nesh që duan t'u gjejnë njerëzve punë. Ndërsa ne jemi forcë që duam që punës t'i vëmë në dispozicion njerëzit", vijoi ai.  

Shefi i qeverisë u ndal edhe në qytetin e Libohovës, ku megjithëse u mundua të tregohet i përmbajtur, nuk i kurseu sulmet ndaj kampit opozitar.

"Ata nuk kanë asnjë sens të dhembshurisë dhe të dashurisë, kujdesit. Bashkëjetojnë me pisllëkun si me një anëtar koalicioni. E kanë papastërtinë pjesë të koalicionit. Dhe vetë koalicioni i tyre është një papastërti e gjallë", shtoi ai. 

Gjatë takimeve në jug të vendit, Edi Rama iu drejtua edhe votuesve demokratëve, duke u bërë thirrje të kapërcejnë gardhin dhe të votojnë kandidatët e tij, në të kundër kryeministri preferon, që qytetarët mos të dalin fare në votime. 

"Edhe i djathti më i djathtë duhet ta kuptojë që më mirë pak djathë dhe pak raki atë ditë, se sa të shkojë të votojë dhe të sjellë sherrin këtu brenda". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco