'Hiqni tonat, vendosni të atij'/ Rama ngjit posterat e kandidatit të Alibeajt

'Hiqni tonat, vendosni të atij'/ Rama ngjit posterat e kandidatit të Alibeajt

21:13, 28/04/2023
A+ Aa A-

Pasi i dha 1.3 milionë eurot e fushatës së demokratëve, Edi Rama i bën një tjetër favor Enkelejd Alibeajt. 

Me urdhër të kryeministrit janë vendosur posterat e kandidatit të Alibeajt në Tiranë, në disa tabela ndriçuese reklamimi në kryeqytet. 

Burime për Syri.net bëjnë të ditur se ka qenë insistimi i Edi Ramës që të hiqeshin posterat reklamuese të PS dhe të vendoseshin ato të Roland Bejkos. 

Kompania që menaxhon tabelat reklamuese në qytetin e Tiranës ka marrë një telefonatë nga zyrtarët socialistë. Këta të fundit kanë kërkuar që të largoheshin posterat e Ramës për t'u hapur vend atyre të Bejkos.  

"Edhe city light-et që ka vënë ky i Enkelejdit, u hoqën nga PS-ja. Morën në telefon nga PS. Na thanë: "Hiqni tonat dhe vendosni të atij". Në 20 city light-e janë vendosur këto", thanë burime për Syri.net.  

Një investim direkt i PS-së dhe Edi Ramës për një kandidat të ashtuquajtur opozitar nuk ishte parë e dëgjuar. 

Ndaj këtu del hapur bashkëpunimi i faktuar sërish me prova domethënëse mes Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeajt dhe Edi Ramës. Askush nuk ka më dyshime. 

Kujtojmë që city light-et i uzurpoi Edi Rama që në nisje të fushatës, duke shkelur premtimin e tij kur tha se fushata e vetme që PS do të bënte do ishte mbjellja e pemëve. Në fakt, kryeministri ishte edhe përpara shkeljet së ligjit elektoral, por për KQZ-në që varet nga Rama, një gjë e tillë ishte brenda rregullave. 

E ndërsa tashmë, Rama ka rënë në ujdi me Alibeajn dhe Bashën për të larguar veten nga reklamat e rrugëve të Tiranës, me qëllim që t'i lërë vend Bejkos. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco