Bledian Koka: Para dy javësh Lulzim Basha është takuar me Taulant Ballën, ja detajet e pazarit

19:01, 27/04/2023
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka deklaroi në "Task Force", në Syri Tv, se Lulzim Basha është takuar me Taulant Ballën. 

Sipas tij, takimi është zhvilluar dy javë më parë. 

Ai bëri të ditura detajet e pazarit duke shtuar se në këtë takim është diskutuar që grupimi Alibeaj të dilte me kandidatë në 61 bashkitë e vendit. 

"Jo larg nga sot, do të marrim vesh dhe do të mësojmë për një takim që është zhvilluar para dy javësh me Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës. Kjo duhet të dalë, jo për ta kuptuar demokratët, por për ta kuptuar shqiptarët. Nga informacioni që unë kam, pazari ka qenë i tillë që, kandidatë duhet të kishte kudo edhe në Elbasan, por në Elbasan, besojeni ose jo, rezistencën e ka bërë Gazment Bardhi. Edhe brenda grupimit ka ndarje të thella, Bardhi doli në krah të kandidatit të Vaut të Dejës, Zef Hila. Grupimi Alibeaj është projekt i Lulzim Bashës dhe vazhdim i pazarit politik mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës që ka nisur në 2017-ën, vazhdoi në 2021. Për ata që e njohin Lulzim Bashën, interesi i tij nuk ka qenë ndonjëherë pushteti, përpos fakti që të kesh të gjitha perfitimet financiare që vijnë nga pushteti pa hedhur asnjë firmë. Oerd Bylykbashi ka përdorur një term shumë interesant, përgjegjësia pa vulë, ose përfitimet pa vulë, pa përgjegjësi", u shpreh Koka. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco