Deklaratat e Ramës/ Erl Murati: Skandaloze, kërcënoi hapur shqiptarët. Duhet reagim me votë!

18:19, 27/04/2023
A+ Aa A-

Gazetari Erl Murati komentoi në "Task Force" me gazetaren Sonila Meço në Syri Tv, deklaratën e Edi Ramës se nuk do të bashkëpunojë me bashkitë që votojnë kandidatët e opozitës. 

Murati tha se deklarata e Ramës ishte skandaloze dhe se ai kërcënoi hapur shqiptarët. 

Në përgjigje të kësaj, tha ai, shqiptarët duhet të reagojnë me votë në 14 Maj. 

"Është një deklaratë skandaloze, s'ka nevojë për shumë komente. Ai drejton qeverinë dhe nuk ka asnjë tagër për pushtetin vendor dhe skandaloze që ai e kondicionon bashkëpuimin me pushtetin vendor në varësi se kush do të jetë kryetari i bashkisë. Ai ka detyrimin funksional dhe kushtetues të bashkëpunojë me pushtetin vendor kushdo qoftë në drejtim të pushtetit vendor i PD-së, i PS-së, mund të jetë i pavarur, s'është e thënë të jetë me patjetër kandidat socialist. Nuk është protagonizëm, është kërcënim. Edhe mbjellja e pemëve që tallje me shqiptarët. Detyra funksionale e tyre është të bëjnë politika si të jetë mjedisi i pastër. Keni parë ndonjëherë deputetë të Bundestagut të marrin lopatën dhe të mbjellin pemë nga mëngjesi e deri në darkë? Në ditën e tokës mund të mbjellësh një fidan në mënyrë simbolike, por jo nga mëngjesi e deri në darkë të gjitha kandidatët për kryetar bashkie dalin dhe mbjellin pemë. 

Ndërsa kërcënimi është i hapur. I flet elektoratit të Shkodrës fjala vjen, unë nuk besoj se i flet PS-së, por shqiptarëve. I kërcënon nëse zgjidhni Igli Carën dhe jo Emiriona Sakon një Durrës atëherë nuk do të ketë bashkëpunim me pushtetin vendor. Ky është kërcënim. Rama ka kërcënuar media, propnarë mediash dhe ka parë që kjo ka ecur dhe çfarë bën kërcënon shqiptarët. Në asnjë vend të botës nuk kërcënon kryeministri të thotë votoni partinë time se po votuat kandidatët e partisë tjetër nuk do të ketë reagim. Në një vend normal kjo do të sillte kundër reagim. Pra, populli do ta merrte për fyerje. Nuk është vetëm kërcënim, është edhe fyerje. Duhet të ketë reagim me votë", u shpreh Murati. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cuf dabjoni27/04/2023 20:24

eshte kercenim per voten kundra duke penalizuar votuesit njesoj si blerja...sepse ne fakt ai blen votuesit. nuk jane te parat protesta por kerkesa e protesta Prokurorit te Pergjithshem per ndalimin e tij.e njejta vlen per rritjen e rrogave

Shto koment

Denonco