‘Nuk do mbështesim bashkitë e djathta’, Burimi: Pushteti hoqi maskën! Gjuha e kryeministrit, më shumë se kërcënuese

‘Nuk do mbështesim bashkitë e djathta’, Burimi: Pushteti hoqi maskën! Gjuha e kryeministrit, më shumë se kërcënuese

18:33, 27/04/2023
A+ Aa A-

Analisti Genc Burimi ka komentuar fushatën zgjedhore për “Lokalet” e 14 majit dhe atë pritet të ndodhë.

Në një lidhje skype në rubrikën “Opinion” në News24, Burimi u shpreh se mënyra që kryeministri Edi Rama ka zgjedhur për të bërë fushatë, me këngën e rrymës tallava dhe kërcimin me qytetarët, është rezultat i bindjes së tij se në këtë mënyrë mund të marrë më shumë vota.

Sa i përket deklaratave të kryeministrit se nuk do të mbështeten bashkitë e djathta pas 14 majit, Burimi u shpreh se mund të quhen krim elektoral dhe se gjuha e përdorur nga kreu i qeverisë është më shumë se kërcënuese.

Analisti Burimi ka komentuar edhe posterin e shumëpërfolur të kandidatit të koalicionit “bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. Ai u shpreh se qëllimi i tij ka qenë që të flitej për të, duke mos pasur rëndësi për mirë apo keq.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Ina Qirjo: Si e komentoni deklaratën e kreut të qeverisë Edi Rama se pas 14 majit nuk do të mbështeten bashkitë e djathta me fonde?

Genc Burimi: Gjuha e përdorur nga kryeministri Edi Rama në fushatën elektorale është më shumë se kërcënuese.

Pushteti hoqi maskën, deklarata krim elektoral.

Rama u jep njerëzve të kuptojnë se nuk janë ata që investojnë në bashki me taksat e tyre, por të lë përshtypjen sikur po paguan ai nga xhepi i tij.

Ina Qirjo: Si e komentoni mënyrën e zgjedhur nga kryeministri Rama për të bërë fushatë, lidhur me videon e kërcimit me qytetarët me këngn e fushatës?

Genc Burimi: Në 2017 kërcente me kominoshe, me tepsia, ai mendon se me një gjuhë më popullore e folklorike mund të marrë më shumë vota sepse ka marrë dy zgjedhjet e fundit.

Por harron se në lokalet e fundit nuk pati fare opozitë përballë ndërsa në zgjedhjet e fundit legjislative fitoi me paratë e krimit, u hodhën para për të blerë votat.

Ina Qirjo: Po në lidhje me posterin e Belind Këlliçit?

Genc Burimi: Këlliçi nuk është naiv, ai ka jetuar në Perëndim dhe e di që në Perëndim ky poster nuk do të bëhej sepse nuk është e moralshme. Ai e bëri sepse përtej “autobusit” u fol për të.

Këtë e ën edhe Rama me tallavanë, qëllimi është që të bësh gjithçka që të flasin për ty, nuk ka rëndësi mirë apo keq. Kjo strategji komunikimi u dërgua në limite nga Trump.

Nuk është se do mbahet mend, do harrohet ky poster.

Unë do kisha bërë diçka më shik më elegante, si në luftën e Francës për shembull do shkruaja “Korrupsioni nuk do të kalojë”.

Ina Qirjo: E keni ndjekur kandidatin Roland Bejko, thotë diçka për ju në fushatë?

Genc Burimi: E ka thënë vetë që synimi është të dëmtojë Berishën. Habitem, është një obsesion sepse nuk kanë çfarë të thonë tjetër. Kanë ardhur në zgjedhje vetëm që Berisha të dalë keq dhe që të thonë më pas që ja ju që nuk eshët Bashën dolët keq. Së dyti synimi është që duke e bërë Berishën të humbasë, të mundohen ta nxjerrin nga politika pas 14 majit në mënyrë që në 2025 grupi i Alibeajt të mos kenë askënd përballe. Qëllime meskine.

Ina Qirjo: A janë këto zgjedhje që kufizojnë pushtetin e regjimit nëse dalim me rezultat pozitiv për opozitën?

Genc Burimi: Sigurisht, nëse fitojnë Tiranën 250 mln euro buxhet që administrohet nga opozita. nuk është shumë e pakët. Kjo dëmton pushtetin pa dyshim,. E id mirë Rama që i kufizohet pushteti ndaj kërcënon me mos mbështetje të bashkive të djathta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco