Lajmi i fundit

INVESTIGIMI/ ‘5D Konstruksion’ dhe Ajola Xoxa, skemat e pastrimit të parave

VIDEO-SYRI TV/ Zef Hila takon bujqit në Vaun e Dejës, rrugë e mbështetje fermerëve

18:03, 27/04/2023
A+ Aa A-

Infrastrukturë rrugore dhe mbështetje për fermerët ka premtuar kandidati i opozitës për bashkinë e Vaut të Dejës. Zef Hila ka takuar bujqit e zonës dhe banorët e fshatit Gomsiqe të cilët si ankesë kryesore kanë rrugët pa standard dhe mbështetjen në sektorin e bujqësisë.

Nga SYRI TV

Kandidati i opozitës për bashkinë Vau Dejës, Zef Hila, vijoi takimet elektorale me banorët e fshatit Gomsiqe. Gjatë takimeve, Zef Hila premtoi më shumë investime në infrastrukturë rrugore.

Fermerët do të jenë në vëmendjen e bashkisë Vau Dejës për katër vitet e ardhshme. Ky ka qenë premtimi që kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ ka bërë gjatë një takimi të rastësishëm me dy fermerët model të Hajmelit, Gjovalinin dhe Fredin.

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Zef Hila, garantoi fermerët se se pas datës 14 Maj vëmendja e bashkisë së Vaut të Dejës do të jetë me politika lehtësuese dhe mbështetëse në çdo formë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco