VIDEO/ Belind Këlliçi publikon emrat e qindra punësimeve nepotike të Veliajt: Duhet të ngremë zërin!

13:58, 27/04/2023
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, ka publikuar me emra një për një, të gjithë punësuarit në bashkinë e Tiranës me lidhje familjare dhe shoqërore me kryebashkiakun socialist Erion Veliaj duke vënë në dukje se "një problem i heshtur, por i rrezikshëm po e kërcënon Tiranën tonë të dashur dhe ky armik i qytetarëve është nepotizmi i bashkisë së Erion Veliaj!

Denoncimin e tij, Këlliçi e përcolli nëpërmjet një videomesazhi që shfaq rezultatet e një investigimi të pjesshëm në bashki, ku ndër 240 punonjës të bashkisë, 127 ishin emërime nepotike të Erion Veliajt!!!

“Korrupsioni në bashki penalizon qytetin dhe qytetarët, - theksoi Këlliçi. - . Ështe një fenomen që na kushton të gjithëve. Përfitues janë vetëm një grusht njerëzish, të gjithë të tjerët humbasin. Duhet të ngremë zërin, të revoltohemi ndaj atyre që shtojnë pasurinë e privilegjet mbi kurrizin e njerëzve. Po të bëhemi bashkë e mundim korrupsionin. Me 14 maj fiton qyteti dhe qytetarët!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco