‘Shqipëria duhet të ishte në BE’/ Presidenti kroat: Kërkojmë të lidhim marrëdhëniet dypalëshe përmes linjës ajrore e detare

‘Shqipëria duhet të ishte në BE’/ Presidenti kroat: Kërkojmë të lidhim marrëdhëniet dypalëshe përmes linjës ajrore e detare

12:00, 27/04/2023
A+ Aa A-

Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në një konferencë të përbashkët me homologun e tij kroat, Zoran Milanoviç pas takimit të tyre dypalësh.

Në fjalën e tij, presidenti kroat tha se Shqipëria e meriton të anëtarësohet në BE dhe se procesi duhet të ishte mbyllur më herë, ose  negociatat të ishin në fund.

Sakaq theksoi se Kroacia do e ndihmojë vendin për t’u bërë pjesë e BE dhe do të shihet mundësia për të lidhur Shqipërinë me Evropën përmes linjave direkt ajrore e detare.

“Duam të ndihmojë Shqipërinë jo vetëm për BE, por kemi synim konkret duhet që të ishte në një fazë më të avancuar të integrimit, duhet të ishte në fund të negociatave. Lidhet me paragjykime, pasi të gjithë argumentet flasin se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të ishte në BE. Sikur ne të pyeteshim do ndryshonte. Kemi biseduar për zhvillimin ekonomik, krijimin e linjave direkt ajrore dhe direkte, kam tentuar të afirmoj idenë që dhe pala kroate të bëjë shumë.

Duam të lidhim Shqipërinë me Evropën, porti i Plloçës me të Durrësit dhe pjesa më e madhe e mallrave që hyjnë dhe dalin, kalojnë përmes Barit. Të tentojmë që të vijnë dhe në Kroaci, nuk do jetë e lehtë por nëse shohim nga Lindja e mesme. Nuk do humb asnjë rast se sa e rëndësishme është Shqipëria për t’u bërë pjesë e BE, thjesht janë paragjykimet ndaj Ballkanit dhe myslimanëve. Siç duket kjo në Evropën Perëndimore është bërë problem”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco