Vrasësi i Nikulajt me bashkëpunëtorë/ Dyshime se autori është nga Shkodra dhe se mund të kenë pasur akses në kamera.

Vrasësi i Nikulajt me bashkëpunëtorë/ Dyshime se autori është nga Shkodra dhe se mund të kenë pasur akses në kamera.

13:29, 26/04/2023
A+ Aa A-

Grupi hetimor dyshon se autori i vrasjes së Ardian Nikulaj një javë më parë në Shëngjin mund të jetë nga shkodra dhe i rreth moshës 30-40 vjeç. Bazuar në analizën e pamjeve filmike, ka dyshime të forta se autori mund të jetë ndihmuar nga një person i cili ka pasur akses në kamerat e lokalit në pronësi të viktimës, ku ndodhi vrasja.

Autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, një javë më parë në Shëngjin mund te jete nga zona e Shkodrës dhe ka dyshime të forta se ka patur akses në kamerat e sigurisë të kompleksit "Coral" në pronësi të viktimes ku dhe ndodhi ngjarja e rëndë.

Në këtë konkluzion ka dalë grupi hetimor pas veprimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjes dhe analizimit të dhjetëra oreve pamje filmike të kamerave të sigurisë në zonat pranë vendit të ngjarjes.

Hetuesit kanë dyshime se për realizimin e këtij atentati kanë bashkëpunuar disa persona të cilët i kanë ndjekur lëvizjet e objektivit të tyre brenda kompleksit “CORAL”, përmes kamerave të sigurisë.

Për të vërtetuar diçka të tillë po ekzaminohet serveri si dhe qelizat telefonike të përsonave për të të cilët ka dyshime të kenë lidhje me ngjarjen.

Bazuar në dëshmitë e personave të cilët kanë qenë brenda lokalit në momentin e ngjarjes është arritur të ndërtohet një profil i autorit, i cilit shfaqet duke lëvizur me motor dhe i kamofluar.

Ai dyshohet të jetë nga zona e Shkodrës dhe është i moshës nga 30 deri në 40-vjeç, ndërsa ka dyshime të forta që të jetë vrasës më pagesë që ka kryer edhe ekzekutime të tjera të njerezve të njohur të botës së krimit në zonen e veriut por edhe më gjerë.

Një javë nga ngjarja e rëndë grupi hetimor nuk ka ende një piste konkrete hetimi, pasi biznesmeni 50-vjeçar Ardian Nikulaj krahas problemeve të hasmerisë që e kanë zanafillën në vitin 1997, mund të ketë pasur dhe probleme të tjera që lidhen biznesin, apo dhe jetën politike pasi ishte një person me  influencë në zonën e Lezhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco