‘Lufta për fitoren e të mirës ndaj të keqes’/ Mediu dhe Duka mbështesin Evdar Kodhelin në Fier

‘Lufta për fitoren e të mirës ndaj të keqes’/ Mediu dhe Duka mbështesin Evdar Kodhelin në Fier

12:28, 26/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe ai i Partisë Agrare Ambjetaliste Agron Duka kanë zhvilluar një takim me mbështetësit e tyre në Fier në mbështetje të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Evdar Kodheli.

Në fjalën e tij, Mediu theksoi se zgjedhjet e 14 majit, janë ‘lufta për fitoren e të mirës mbi të keqen, është përballja për ti dhënë vlerë Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe jo varfërisë, krimit dhe korrupsionit’.

Gjithashtu edhe Duka deklaroi se ‘jemi të gjithë opozitar kundër pushtetit absolut’.

Mediu: Kjo nuk është lufta për fitoren e një partie apo kryetar bashkie thjeshtë për z. Kodheli. Është lufta për fitoren e të mirës mbi të keqen, është përballja për ti dhënë vlerë Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe jo varfërisë, krimit dhe korrupsionit.

Së pari më lejoni të them dy fjalë për kandidatin siç e njof unë:

Evdar Kodheli është përfaqësues i shoqërisë civile dhe ne duam një kyebashkiak që të jetë jo i partive por qytetarëve të Fierit.

Por ne sot jemi këtu, për të kërkuar nga gjithsecili nga ju që të qëndrojmë së bashku dhe çdo votë për Partinë Republikane, Partinë Agrare çdo votë opozitare e qytetare të jetë dhe votë për kryetarin e bashkisë Evdar Kodheli. Ky është moment i rëndësishëm por dhe i vështirë. Ky pushtet kërcënon këdo që i vihet përballë, duke kërcënuar për largim nga puna, duke kërcënuar për shkatërrim biznesi, duke kërcënuar për grabitje prone, duke të ofruar për të blerë votën dhe nderin, të ardhmen e fëmijëve tuaj.

Ndërkohë në fjalën e tij, kryetari i PAA-së, Agron Duka, deklaroi se ‘ne jemi të gjithë opozitar kundër pushtetit absolut. S’mund ta lemë jetën në dorë të një njeriu prandaj jemi këtu për votat e Partisë Agrare dhe Partisë Republikane por dhe për të mbështetur kandidatin e opozitës z. Evdar Kodheli’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco