‘Më shumë më merr në celular Rama se sa gruaja’-Iriqi bisedon me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi

‘Më shumë më merr në celular Rama se sa gruaja’-Iriqi bisedon me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi

16:54, 25/04/2023
A+ Aa A-

Iriqi:-Më 14 maj do bëhen zgjedhje apo do bëhen votime?

Celibashi:-Do bëhen rakordime.

Iriqi:-Rakordime?

Celibashi:-Po. Do bëjmë përputhjet e numrit të fletëve me numrin që do shkruhet në procesverbale. Se Rama na e ka thjeshtëzuar shumë punën. Ndërsa Enveri kishte veç një kandidat, Rama ka më pak se një kandidat.

Iriqi:-Si një më pak? A mund të ketë votim me gjysmë kandidati?

Celibashi:-Po, do ketë votime më 14 maj edhe për një çerek kandidati. Ja, ata që i kanë ngelur Alibashës po treten nga dita në ditë. Nuk mbledhin dot njerëz as në kafenenë e fshatit.

Iriqi:-Po ama përballë PS ka koalicionin Berisha-Meta?

Celibashi:-Koalicionit Rama i ka hapur plot gremina. Nuk u ka dhënë buxhet, nuk kanë numëruesa e vëzhguesa, nuk firmosin në proces-verbale. Shkurt qeveria bën aritmetikën, shtatë bataliona në nëntë kamiona.

Iriqi:-Po ti a do luftosh për këto parregullsi?

Celibashi:-Normal, unë luftoj çdo ditë.

Iriqi:-Si lufton?

Celibashi:-Po ja,them që Berisha ka vota, ai është opozita e vërtetë dhe kaq. Kështu jam në rregull unë me popullin shqiptar. Zërin e ngrita, do them.

Iriqi:-Pse nuk jep dorëheqjen më mirë?

Celibashi:-Se më jep duart Rama më pas. Nuk po sheh që ca ministra janë në qeli. Të tjerë do shtohen. Ndaj unë mishin e pjek dhe hellin s’e djeg.

Iriqi:-Këto ditë Rama sikur ka lidhur zorrën e trashë me gojën e tij. Fyen këdo. Pse?

Celibashi:-E ka kapur frika për qytetet e mëdha. Lali Eri i del baltë me sondazhet. Pandeh se çdo mëngjes është data 15 maj dhe më hakërrehet, nxirr rezultatin, ore! Po jemi në prill, e kujtoj. Por ka ankth. Më merr çdo orë. As gruaja s’më telefonon kaq shpesh. Pas apandecitit me siguri do i bëjnë ndonjë shkarkim elektrik në tru se nuk është mirë. E di ç’bëri një ditë?

Iriqi:-Çfarë?

Celibashi:-Po i bërtiste vetes. Rrinte para pasqyrës dhe gërthiste.

Iriqi:-Çfarë thosh?

Celibashi:-Hajde të bëjmë koalicion bashkë, mos shko te Like Floriri, i thoshte vetes. Nga që nuk i beson kujt i duket që edhe Rama ia ka me hile Ramës. E deri më 14 maj dy mundësi janë:

1-ose do na çmendë,

2-ose do çmendet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco