Lajmi i fundit

E rëndë në Korçë, motori i babait zë poshtë djalin 2 vjeç

Berisha: Edhe unë po të isha i ri do të ikja! Ai që fiton universitetin, merr diplomën, nuk gjen punë

Berisha: Edhe unë po të isha i ri do të ikja! Ai që fiton universitetin, merr diplomën, nuk gjen punë

12:34, 23/04/2023
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në fjalën që mbajti sot në Delvinë gjatë prezantimit të kandidatit Ilir Mehmeti të koalicionit "Bashkë Fitojmë", trajtoi çështje me interes të drejtpërdrejtë për qytetarët shqiptarë si qendrimi në atdhe për të jetuar e punuar, krijimi i mundësive të vërteta në vendin e tyre, duke filluar nga Ndryshimi që ata e kanë vetë në dorë me zgjedhjet e 14 majit.

"Këta zotërinj janë kandidatë të lirisë, - vërejti Berisha. - . Këta zotërinj me gjithë këtë biografi që kanë, kanë marrë guximin dhe kanë dalë para jush. Ju kanë kërkuar ju ti votëbesoni; ja ku jam, u kërkoj të më votëbesoni. Kjo është procedura më dinjitoze, kjo është vendosja e dinjitetit të secilit prej jush në piedestal. Duhet të ishit secili prej jush vendimmarrës për qeveritarët tuaj, dhe jo unë, jo kryesia e PD-së, sepse ju keni të gjithë pjekurinë, aftësitë të gjithë zotësinë të zgjidhni.

Pra këtë fushatë e kemi në një epërsi morale të pakrahasueshme. Në këtë fushatë, kandidatët i keni zgjedhur vetë. Delvina, Saranda, Shqipëria, kërkojnë si zogu ajrin, kërkojnë ndryshimin. 

Pse do të rrokullisemi ne në këtë mënyrë, pse do të shkelmohemi ne nga krimi dhe mafia?! Pse do të ikin fëmijët tanë nga të 4 anët e dheut, duke pasur një parajsë të vërtetë tokësore në Delvinë dhe kudo në Shqipëri. Çfarë po ndodh me ne?!

Edhe unë po të isha i ri do të ikja, sepse mesataren e ngre dhe në universitet nuk shkoj dot. Shkojnë fëmijët e të pasurve, atyre që u marrin mësues dhe rrallë pastaj të tjerët. As Suedia, as Gjermania, as Austria nuk e bëjnë këtë. Pastaj çfarë do të bëjë ai që fiton?! Merr diplomën, nuk gjen punë. Imagjinoni ku jemi. 

Dhe ky thotë do të marr punëtorë nga India, dhe familjarë nga India, nga Srilanka dhe Bangladeshi. Pse kjo? !Sepse ju delvinjotët i dukeni armiq atij, ka frikë votën tuaj, se ata nuk votojnë, e ka thënë haptas ai, se ata nuk votojnë. A ka njeri që mund të thotë një gjë të tillë, ata janë mirë se nuk votojnë dhe ju që votoni jeni të rrezikshëm se mund të votoni kundër tij. 

Kohë shumë e pazakontë për ne. Na shndërruan në një komb mysafir në vende të tjera ne. Në 8 vite kanë ikur nga Delvina dhe nga Shqipëria, 35 % e popullatës, kanë ikur 80% e të rinjve. Në 8 vite, nga njerëzit që ishim më mirë të paguar në rajon, më mirë se bullgarët dhe rumunët që ishin anëtarët e BE-së, u rrokullisëm në njerëzit më të keqpaguar. 

Po pse, çfarë ndodhi? Në këto 8 vite, minimumi rrogat duhej të ishin 3 herë më të mëdha se në vitin 2013. Çdo potencial ekzistonte, çdo mundësi. Të gjitha fondet ekzistonin, po. 

Tani disa koncepte i keni të qarta. 

Nga viti 2005-2013, përveç të ardhurave me taksa të përgjysmuara në krahasim me sot, e rritëm borxhin me 4.2%. nga 58.2 që e ka Faton Nanos, e rritëm në 62.6 %. 
Sa e rrini borxhin zotëria. E ka rritur borxhin në 107 %, e ka rritur borxhin 43%. Ka marrë  5 miliardë euro borxh. Po të donte ky me 5 miliardë euro, vetëm nga borxhi pa përdorur asnjë qindarkë nga të ardhurat, mund të rriste 6 herë rroga, mund të rriste 3 herë rrogat e pensionet. Kjo është e vërteta.

Po pse po ikin shqiptarët?! Sepse ndjehen më të varfër, sepse po varfërohen në mënyrë të frikshme, dhe varfëria të pret shpresën, varfëria të topit. 
Sigurisht sot marrim rrogë më të ulët se në Kosovë 30-40%. Pa le me Malin e Zi, shkodranët shkojnë në Podgoricë për të punuar, se marrin dyfish. Ku shkuan paratë, u vodhën, u vodhën, u vodhën. 

Ndërtohet rruga, 24 milionë euro, 1 km në fushë, ndërkohë që në mbarë Europën kushton 2 milionë euro. Ndërton shkolla, 6 milion euro, rikonstrukton shkolla 7 mln euro, në një kohë kur shkolla kushton 600-700 mijë euro. Këta vjedhin në mënyrën më të pakonceptueshme.

Kam mbjellë 1 milionë pemë, thotë kryetari i bashkisë, kujt i thotë, banorëve të kryeqytetit. Por 1 milonë pemë janë një pyll nga 6 -9 mijë hektarë, minimumi. 

Po pse thotë 1 milionë, sepse ka vjedhur për 1 milionë fidanë, ka vjedhur 1 milionë fidanë, ka mbjellur 10 mijë dhe ka vjedhur 990 mijë fidanë. Po sa ka vjedhur thoni ju, a mund ta imagjinonit ju një fidan, se unë nuk e imagjinoja dot, një fidan pishe 5500 euro. Paratë tuaja more zotëri, s’ka qeveria para. Qeveria ua merr ju me taksa. Dhe thotë kam mbjellë 1 mln pemë. E pyet gazetari ku i ke  mbjellë këto 1 mln pemë? Hë thotë, Bashkia e Tiranës fillon në Bizë dhe përfundon në kufi me Durrësin. Çfarë do të thotë kjo. Pyjet e natyrës i çuan mbjelljen tëndë. Ky është një model, një shembull. Po këta kështu veprojnë të gjithë. 

Ndaj dhe ndryshimi është jetik sot, është një imperativë", theksoi kreu i PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco